23 September 2026, 19:30
Nga E.d
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur në lidhje me arrestimin e ish-drejtorshës së SHISH, Vlora Hyseni. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat u shpreh se shteti ka rënë, ndaj qytetarët duhet të vërshojnë në sheshe për të çliruar institucionet nga llumi.
Më tej, ai thekson se institucionet më të rëndësishme shtetërore janë faktuar që janë ose emërime të bandave, ose nën influencën e bandave dhe nuk i shërbejnë më shtetit e qytetarëve. Sipas tij, ky nuk është më një shtet që lufton krimin, por një shtet që është në dorën e tij.
Në fund, ai tha se vendi nuk është pronë e Ramës, as e bandave dhe as e pushtetit të tyre. Ndaj, Salianji u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin Shqipërinë nga duart atyre që e kanë kthyer shtetin në instrument të krimit.
Reagimi i ish-deputetit Ervin Salianji: Shteti i Ramës i ka ulur pantallonat përballë krimit të organizuar! Qytetarët duhet të vershojnë në sheshe për të çliruar institucionet nga llumi! Institucionet më të rëndësishme shtetërore janë faktuar që janë ose emërime të bandave, ose nën influencën e bandave dhe nuk i shërbejnë më shtetit e qytetarëve!
Ky nuk është më një shtet që lufton krimin, por një shtet që është në dorën e gysrave! Krimi i organizuar ka depërtuar në institucionet që duhet ta luftonin atë, ndërsa pushteti i Ramës i ka kthyer institucionet në mburojë të interesave të tij. Përballë kësaj kapjeje të shtetit e vetmja rrugë e mbetur janë qytetarët në shesh, në rrugë dhe në institucione për të shkulur me rrënjë llumin që ka mbuluar gjithë ngrehinën kriminale të Ramës!
Të mos presim më që shteti i kapur të çlirojë vetveten. Shtetin duhet ta çlirojnë qytetarët! Ky vend nuk është pronë e Ramës, as e bandave dhe as e pushtetit të tyre. Është koha për t’ua marrë Shqipërinë nga duart atyre që e kanë kthyer shtetin në instrument të krimit dhe pushtetin në mburojë të tyre!/Dosja.al
ervin salianji vlora hyseni shish
Politike
23 September 2026, 19:10
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përjashtuar opsionin e bojkotit të Parlamentit. Gjatë mbledhjes së Kryesis...
Politike
23 September 2026, 18:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni e ka pajisur Ergys Agasi...
Politike
23 September 2026, 18:46
G.M
Zegjine Caushi
TIRANË- Një përplasje verbale ka ndodhur ditën e sotme jashtë zyrave të Kuvendit mes deputetes së PS-s&e...
Politike
23 September 2026, 17:36
E.d
Foto ilustruse
Nisma e PS-së për reformën territoriale u fut në kalendarin e punës së Kuvendit pa pritur përfundimin e k...
Politike
23 September 2026, 16:33
E.d
Ferit Hoxha
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm ...
Politike
23 September 2026, 15:57
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka dërguar një kërkesë z...
Politike
23 September 2026, 15:45
E.d
Një protestë e studentëve në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Partia Demokratike e Kosovës (PDK...
Politike
23 September 2026, 15:28
E.d
Ferit Hoxha dhe Dame Karen Pierce
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Nju Jork të Shteteve t&e...
Politike
23 September 2026, 15:20
E.d
Gjykata Kushtetuese e Kosovës
KOSOVA- Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit...
Politike
23 September 2026, 14:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Grupit të PD se do kërkojnë dorëheqjen ...