Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kjo kërkesë vjen pas vendimit të avokatëve për ta shtrirë bojkotin edhe te seancat për masat e sigurisë.
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, dhe kreut të Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj. Përmes kësaj ai ka kërkuar ndërhyrjen e Parlamentit për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Kjo kërkesë vjen pas vendimit të avokatëve për ta shtrirë bojkotin edhe te seancat për masat e sigurisë. Ai thekson se Kuvendi nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë gjykatat apo të ndërhyjë në vendimmarrjen gjyqësore, pasi ka detyrimin kushtetues dhe parlamentar të ushtrojë kontrollin që i takon dhe të nxisë dialogun institucional kur një përplasje ndërmjet aktorëve të sistemit të drejtësisë.
Në kuadër të kësaj, Blushi kërkon thirrjen urgjente të një seance dëgjimore me përfaqësues të GJKKO-së, Dhomës së Avokatisë, KLGJ-së dhe institucioneve të tjera.
Pjesë nga kërkesa e Tedi Blushit
Kërkoj nga Kryetari i Kuvendit që, në përputhje me kompetencat e Kuvendit dhe Rregulloren e tij, të mundësojë trajtimin me urgjencë të kësaj çështjeje në komisionet përgjegjëse dhe veçanërisht:
1. Thirrjen urgjente të një seance dëgjimore të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të GJKKO së Shkallës së Parë, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të tjera që vlerësohen të nevojshme;
2. Kërkimin e informacionit dhe shpjegimeve të plota mbi shkaqet e krijimit të këtij ngërçi, efektet e tij konkrete mbi proceset gjyqësore dhe masat e marra nga secili prej institucioneve për parandalimin e pasojave mbi të drejtën e mbrojtjes dhe procesin e rregullt ligjor;
3. Nxitjen e një dialogu të drejtpërdrejtë institucional ndërmjet GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme dhe të qëndrueshme, pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit dhe kompetencat e organeve të avokatisë;
4. Vlerësimin e përputhshmërisë së kuadrit rregullator dhe praktikave të zbatuara me legjislacionin në fuqi dhe standardet e procesit të rregullt ligjor, veçanërisht për sa i përket ushtrimit efektiv të funksionit të mbrojtjes;
Në përfundim të shqyrtimit, hartimin e një raporti dhe, nëse vlerësohet e nevojshme, propozimin e masave përkatëse institucionale ose legjislative, me qëllim parandalimin e përsëritjes së situatave të ngjashme.
Kuvendi nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë gjykatat apo të ndërhyjë në vendimmarrjen gjyqësore. Por ai ka detyrimin kushtetues dhe parlamentar të ushtrojë kontrollin që i takon dhe të nxisë dialogun institucional kur një përplasje ndërmjet aktorëve të sistemit të drejtësisë rrezikon të cenojë funksionimin normal të tij dhe garantimin e të drejtave procedurale.
Në këto kushte, mbizotërimi i parimit të procesit të rregullt ligjor duhet të jetë kriteri udhëheqës për tejkalimin e këtij ngërçi. Çdo mosmarrëveshje institucionale duhet të zgjidhet përmes dialogut, proporcionalitetit dhe respektimit të kompetencave reciproke dhe nuk mund të lejohet të shndërrohet në një pengesë për funksionimin e drejtësisë penale.
Për këtë arsye, kërkoj që kjo çështje të trajtohet me urgjencë të veçantë parlamentare, përpara se pasojat e saj të bëhen edhe më të rënda dhe të prekin në mënyrë të pakthyeshme të drejtat e personave që janë aktualisht pjesë e proceseve penale./Dosja.al
Një protestë e studentëve në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Partia Demokratike e Kosovës (PDK...
Ferit Hoxha dhe Dame Karen Pierce SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Nju Jork të Shteteve t&e...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës KOSOVA- Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Grupit të PD se do kërkojnë dorëheqjen ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se një specialist i IT-së në Shërbimin Informativ të Shtetit k...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se shefja e SHISH në ligje është përgjegjëse dir...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur në funksion të kar...
TIRANË- Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka komentuar goditjen e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit. Duke folur në Komisionin e Li...
Vlora Hyseni, Edi Rama TIRANË- Goditja e SPAK ndaj ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni po bën bujë në mediat ndërkombëtar...