Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
I dërguari special i SHBA tur 4-ditor në Ballkan, viziton dhe Shqipërinë, zbardhet fokusi i takimeve
Rubin do të udhëtojë nga 10-14 prilli në Podgoricë, Mal të Zi; Shkup, Maqedoninë e Veriut; dhe Tiranë, Shqipëri.
8 April 2023, 13:42Nga A.B
James P. Rubin
TIRANË- I dërguari special i SHBA dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit James P. Rubin do të ndërmarrë një tur 4-ditor në Ballkan.
Rubin do të udhëtojë nga 10-14 prilli në Podgoricë, Mal të Zi; Shkup, Maqedoninë e Veriut; dhe Tiranë, Shqipëri.
Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Rubin do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit. Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërvihen së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionit.
Në Tiranë, i dërguari i posaçëm Rubin do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e SHBA-së nga Ballkani Perëndimor. Jashtë axhendës së Rubin ka mbetur Serbia, pasi nuk ka një vizitë të planifikuar në Beograd./Dosja.al