11 February 2023, 12:56
Nga k.m.
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zgjedhur gjithashtu të jetë pjesë e protestës së Partisë Demokratike që po zhvillohet poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu e pyeti Berishën se cila ishte arsyeja që ai ishte bërë pjesë e kësaj proteste, por preferoi që të mos jepte shumë komente.
"Protestoj për të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë. Kjo protestë nuk është për mua, prandaj nuk dua ta vazhdoj këtë intervistë,"-tha Berisha. Ndërsa refuzoi të përgjigjej më tej duke thënë se nuk dëshironte të vijonte më tej intervistën.
Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.
shkelzen berisha protesta e pd 11 shkurt 2023
Politike
11 February 2023, 12:42
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka forcuar sigurinë në protestën e sotme. Në videon e mëposhtme shihet se Ber...
Politike
11 February 2023, 12:40
k.m.
Pamje nga protesta
TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës para Kryeministrisë. Momente pikante vijnë nga protesta e thirrur nga opo...
Politike
11 February 2023, 12:33
A.B
Belind Kellici
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalim në...
Politike
11 February 2023, 12:33
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur me këndimin e Himbit Kombëtar. Ndërkohë që në sfond luhej himni, ...
Politike
11 February 2023, 12:25
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur 2 deputetë të PD-së që ta shoqërojn&...
Politike
11 February 2023, 12:26
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar protestës së opozitës. Për me...
Politike
11 February 2023, 12:22
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe po nis marshimin drejt bulevardit. Me dy gishtat...
Politike
11 February 2023, 12:19
k.m.
Pankartat në protestë
TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë zgjedhur disa p...
Politike
11 February 2023, 12:21
F.M
Protesta
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar me të qeshura për protestën kombëtare që po...
Politike
11 February 2023, 12:07
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u pyet ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me...