16 June 2025, 15:49
Nga M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa foli sot në foltoren e Kuvendit lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe konkretisht për votën e diasporës. Zhupa tha se ajo që ndodh në Shqipëri është tragjike duke theksuar se zarfet e diasporës nuk kanë ardhur vetëm me DHL. Gjithashtu demokratja ironizoi procesin teksa tha se shqiptarët po ikin, por votat po shtohen.
"Dikur mbaronin shkollën bënin karrierë dhe vinin përfaqësoheshin bëheshin deputetë. Tani është bërë historike, bëhen deputetë dhe më pas i fut Edi Rama në shkollë që të mësojnë se di duhet të jenë deputetë dhe lektor kanë vetë Edi Ramën. Do të fusin dhe 2, 3 orë menaxhim marrëdhëniesh me krimin ku do të ftojnë lektorë të veçantë Suel Çelën, Troplinët, Xhabaftët për t’i mësuar se si të mbajnë marrëdhëniet me krimin brenda dhe jashtë vendit.
Ajo që ndodh në Shqipëri është tragjike, se si dhe vetë institucionet e shtetit që gjysmën e të vërtetës gjithmonë e fshehin kanë deklaruar se ne dy vite kanë ikur 72 mijë e 597 shqiptarë sipas INSTAT, që do të thotë 99 shqiptarë largohen çdo ditë nga vendi, e braktisin vendin. Nuk ikin për pushime, ikin sepse ju duan shumë juve dhe mënyrën se si po qeverisni ju e po e begatoni vendin. Ikin shqiptarët shtohen votat, të gjithë e patë se si një individ merrte katër fleta votimi, votonte me komoditetin më të madh për të votuar në emër të katër votuesve dhe katërfishohen votat, katërfishohet fitorja, qëndrimi në pushtet në mandatin e katërt.
Ndoshta ndaj keni zgjedh 1 për 4 meqë e kishit mandatin e katërt. Zarfet nuk kanë ardhur jo vetëm me DHL, kanë ardhur dhe me postën shqiptare. Kanë ardh me postën shqiptare është njësoj si të thuash kanë ardh me thasët e zotit Balla, sepse posta shqiptare nuk e kishte as për detyrë, nuk e kishte as në kontratë, por mbi të gjitha nuk e ka as në integritetin e vetë të ruajë një proces zgjedhor", tha Zhupa.
kuvend
Politike
16 June 2025, 15:26
M.B
Foto nga ceremonia
TIRANA- Nën kryesimin e Shqipërisë zhvillohet në Tiranë sot Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e ...
Politike
16 June 2025, 15:15
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha sot në Kuvend se Shqipëria sot përmendet si narkoshte...
Politike
16 June 2025, 15:10
Hashim Thaçi
HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vaz...
Politike
16 June 2025, 15:05
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Deputeti i PD-së, deputeti Flamur Noka duke folur në seancën parlamentar, u shpreh se, do të sqaronte opinioni...
Politike
16 June 2025, 15:02
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ironizoi opozitën sot në Kuvend t...
Politike
16 June 2025, 14:58
N.F
Nenad Rashiç
KOSOVË- Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiç, ka bërë thi...
Politike
16 June 2025, 14:45
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, iu referua sot në Kuvend raportieve ndërkombëtare. Ajo tha...
Politike
16 June 2025, 14:41
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, prezantoi sot në Kuvend, projektligjin p&...
Politike
16 June 2025, 14:30
M.B
Aulon Kalaja
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet ...
Politike
16 June 2025, 14:20
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ironizoi kërkesat e opozitës sot ...