Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Zhupa thekson se, pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm natyror të qytetit, turistët përsërisin kritikat për trafikun, mungesën e parkimeve, pastërtinë, mbipopullimin, zhurmën, dhe infrastrukturën.
SARANDA- Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po menaxhohet turizmi në Sarandë. Ajo i referohet vlerësimeve dhe komenteve të turistëve në TripAdvisor, Reddit dhe platforma të tjera të udhëtimeve. Saranda klasifikohet 2.8 nga 5 vetëm nga problemet e qeverisjes.
Zhupa thekson se, pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm natyror të qytetit, turistët përsërisin kritikat për trafikun, mungesën e parkimeve, pastërtinë, mbipopullimin, zhurmën, dhe infrastrukturën. Sipas saj, këto problematika janë tregues të keqmenaxhimit nga Bashkia Sarandë dhe dështimit të qeverisë për të ndërtuar një model të qëndrueshëm zhvillimi turistik, ndërsa paralajmëron se bukuria natyrore nuk mund të kompensojë mungesën e shërbimeve dhe infrastrukturës.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Problemi nuk është se Saranda nuk është e bukur, problemi është se po qeveriset keq!
Vlerësimet e turistëve janë një kambanë alarmi që nuk mund të injorohet.
Mjafton të lexosh çfarë shkruajnë vetë turistët në TripAdvisor, Reddit dhe platformat e udhëtimeve për të kuptuar se problemi i Sarandës nuk është mungesa e bukurisë. Përkundrazi, Saranda ka detin, klimën, trashëgiminë kulturore dhe një pozicion gjeografik të jashtëzakonshëm. Problemi është se Bashkia Sarandë dhe qeveria po dështojnë ta kthejnë këtë pasuri natyrore në një eksperiencë turistike cilësore.
TripAdvisor e ka Sarandën rreth 2.8/5, një sinjal që nuk mund të injorohet. Dhe kur lexon komentet, shfaqet një tablo e përsëritur: turistët lavdërojnë detin dhe bukurinë e zonës, por ankohen për trafikun, mungesën e parkimeve, mbipopullimin, pastërtinë, plazhet urbane, zhurmën dhe infrastrukturën. Madje disa turistë flasin hapur për ndërtime pa fund, pallate pranë njëri-tjetrit dhe një qytet që po humbet karakterin e tij.
Turistët po bëjnë dallim shumë të qartë: Natyra është fantastike por qyteti turistik nuk funksionon mirë.
Bashkia Sarandë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për trafikun, parkimet, pastrimin, hapësirat publike, plazhet dhe shërbimet urbane. Ndërsa qeveria ka përgjegjësi për modelin e zhvillimit, urbanizimin, infrastrukturën dhe politikat turistike që kanë lejuar një qytet të rritet pa u shoqëruar me kapacitetet e nevojshme.
Saranda ka nevojë për menaxhim, turistët po na thonë atë që qytetarët e Sarandës e kanë thënë prej vitesh!/Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se politika...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas situatës kaotike të shënuar mbrëmjen e djeshme në Malin e Krujë...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur pas incidentit të ndod...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shpjeguar pas ndërprerjes së seancës konstituive, se ps...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar tensionet e ndodhur në Kuvend, ku vetë ai u qëllua ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rr...
Julina Emiri TIRANË- Partia Demokratike ka kritikuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, të miratuar nga qeveri...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kritikuar qeverinë për projektin 'Smart City Albania', i ci...
Besnik Tahiri KOSOVA- Para nisjës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i zgjedhur i Aleancës Bes...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partsë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rjetet so...