Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Injoranca dhe rrugaçëria po shkatërrojnë parlamentarizmin”/ Blushi debat të ashpër me Peleshin dhe Ballën: Për këtë është fajtore PS, jepini fund sjelles së rrugës...
Gjatë diskutimeve, Blushi ka akuzuar kreun e Kuvendit, Niko Peleshi dhe Kreun e grupitparlametar të PS-së, Taulant Balla për sjellje arrogante dhe mungesë respekti ndaj institucioneve parlamentare. Ai deklaroi se, sipas tij, “injoranca, arroganca dhe rrugacëria po shkatërrojnë parlamentarizmin në vend”.
17 October 2025, 12:58Nga M.L
Tedi Blushi
TIRANA- Në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit është shënuar sot një debat i ashpër mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe ministrave Niko Peleshi e Taulant Balla. Gjatë diskutimeve, Blushi ka akuzuar kreun e Kuvendit, Niko Peleshi dhe Kreun e grupitparlametar të PS-së, Taulant Balla për sjellje arrogante dhe mungesë respekti ndaj institucioneve parlamentare. Ai deklaroi se, sipas tij, “injoranca, arroganca dhe rrugacëria po shkatërrojnë parlamentarizmin në vend”.
“Arroganca, injoranca dhe rrugaçëria po shkatërrojnë parlamentarizmin dhe për këtë është fajtor PS dhe Kryetari i Kuvendit. Seancat po dështojnë se ju e urreni Parlamentarizmin, nuk respektoni Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit. Ju nuk po ndëshkoni opozitën duke mbyllur seancat, por po ndëshkoni parlamentarizmin. Ju po përjashtoni ne bllok opozitën kur ndërkohë për çdo shkelje rregullore ndëshkimi është personal për çdo deputet. Ju Balla i propozoni PD një marrëveshje ekstrapolitike, por e vetmja marrëveshje për te rikthyer normalitetin ne seance është zbatimi i rregullores dhe i Kushtetutës. Jepini fund patetizmave dhe një sentimentalizmi etik hipokrik dhe sjelljes rrugaçërore në Parlament”, tha Blushi.