LIVE UPDATES
Politike

Ish-këshilltari i Trump, John Bolton: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës! Mjaft e vështirë të arrihet një marrëveshje pa përfshirë gjithë Ballkanin

Ish-këshilltari i Trump, u shpreh se çdo rregullim territorial duhet të ketë pëlqimin e plotë të të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij nëse njëra palë pranon dhe tjetra jo, atëherë nuk keni marrëveshje.

22 January 2025, 22:10 Nga N.F
Ish-këshilltari i Trump, John Bolton: Nuk do të ketë ndarje
Bolton dhe Trump

TIRANË- Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton së fundmi ka hedhur poshtë shqetësimet e ngritura se me ardhjen e Trump rrezikohet intergriteti i Kosovës. Bolton në një intervistë për A2CNN u shpreh se përpjekja për të imponuar një zgjidhje mbi Kosovën, thjesht nuk do të funksionojë.

Ish-këshilltari i Trump, u shpreh se çdo rregullim territorial duhet të ketë pëlqimin e plotë të të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij nëse njëra palë pranon dhe tjetra jo, atëherë nuk keni marrëveshje. Ai shtoi se kërkon vendosmëri politike nga të dyja palët dhe ka shkaktuar shqetësim në pjesë të tjera të Ballkanit.

Ai shtoi se disa thonë se nëse ka një rregullim territorial midis Serbisë dhe Kosovës, mund të ketë edhe në zona të tjera. Bolton shtoi se mendon se është mjaft e vështirë të arrihet një marrëveshje vetëm midis Serbisë dhe Kosovës, pa përfshirë gjithë Ballkanin dhe bërë gjërat më të komplikuara.

Intervista e plotë e John Bolton:

Pyetje: Kohët e fundit, në rajon kanë shpërthyer diskutime rreth investimeve të dhëndrit të Trump-it, Jared Kushner, në Shqipëri dhe Serbi. “The New York Times” ka sugjeruar se liderët e këtyre vendeve mund të jenë duke blerë ndikim te administrata e re Trump. A shihni ndonjë lidhje këtu?

John Bolton: Nga sa kuptoj unë, politika e qeverive të këtyre vendeve është të tërheqin investime të huaja dhe shpresojnë që kjo të ndihmojë në rritjen e mirëqenies në Shqipëri. Supozoj që po ndjekin ligjet e aplikueshme shqiptare. Nëse dikush ka informacione të kundërta, le t’i paraqesë. Por është e vështirë të thuhet që qeveria nuk po ndjek një politikë të qartë dhe të mençur për të tërhequr më shumë investime të huaja. Nëse kjo është e gjitha, nuk shoh përse mund të kundërshtohet.

Pyetje: Gjatë administratës Biden, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, tani lider i opozitës, Sali Berisha, u shpall “non grata”. A mendoni se administrata e re Trump mund ta anulojë këtë vendim?

John Bolton: Kjo është absolutisht e mundur. Administrata Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e administratës Biden. Ky mund të jetë një prej tyre. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asgjë për këtë.  

Pyetje: Në Ballkanin Perëndimor, kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është diskutuar gjerësisht, mes shumë pikëpyetjeve dhe shqetësimeve. Ndërsa e dimë që rajoni ka pak gjasa të jetë prioritet për administratën e tij, prisni ndonjë ndryshim në qasjen e SHBA ndaj Shqipërisë ose Kosovës?

John Bolton: Mendoj se interesi që u shfaq gjatë mandatit të parë të Trump për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mbetura në Ballkan ishte një prioritet i lartë. Ishte një prioritet i lartë para pushtimit rus të Ukrainës dhe tani është një prioritet edhe më i lartë, të paktën duhet të jetë, për Shtetet e Bashkuara. Natyrisht, ka shumë histori në këtë rajon dhe ndjenjat janë të forta nga të gjitha palët e përfshira, por kemi bërë disa përparime vitet e fundit. Dhe është edhe më e rëndësishme tani, në kontekstin e luftës që vazhdon në Ukrainë. Pavarësisht se çfarë ndodh atje, diçka që ende është shumë e vështirë për t’u parashikuar, paqja dhe stabiliteti në Evropë në tërësi kanë qenë një interes jetik për Amerikën që nga viti 1945 dhe duhet të vazhdojnë të jenë të tilla.

Pyetje: Në Kosovë ka një shqetësim në rritje për kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të perceptimit se ai mbështet më shumë Serbinë. I dërguari i tij i posaçëm për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, kishte mosmarrëveshje me liderët politikë të Kosovës dhe marrëdhënie të mira me liderët serbë. Duke marrë parasysh se Grenell është ngarkuar të menaxhojë kriza në mbarë botën, mendoni se ai do të ketë sërish një rol aktiv në Ballkan? Dhe a do të marrë administrata e re një qasje më të ashpër ndaj Kosovës dhe një qasje më mbështetëse ndaj Serbisë?

John Bolton: Këto janë pyetje shumë të rëndësishme, dhe thjesht nuk e dimë ende. Pozicioni i Grenell nuk ka ekzistuar më parë. Ai dëshironte të bëhej sekretar i shtetit gjatë administratës së dytë të Trump. Natyrisht, kjo nuk ndodhi. Marrëdhënia e Grenell me Marco Rubio, i cili do të jetë sekretar i shtetit, është shumë e paqartë. Në fakt, ka shumë pasiguri për rolet dhe përgjegjësitë në Departamentin e Shtetit në këtë moment.

Marco Rubio u konfirmua nga Senati dhe u betua si sekretar i shtetit. Mund të kemi disa qartësi së shpejti. Nëse mosmarrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë një nga prioritetet e Grenell, është e vështirë të thuhet. Por, siç përmendët, ai kishte përgjegjësi në fund të mandatit të parë të Trump. Unë do të thosha se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë ose kudo tjetër, nëse palët e përfshira nuk bien seriozisht dakord. Edhe nëse Grenell do të jetë përgjegjës për këtë çështje dhe favorizon Serbinë, është e rëndësishme të kuptohet se përpjekja për të imponuar një zgjidhje mbi Kosovën ose e kundërta, thjesht nuk do të funksionojë.

Pyetje: Presidenti Trump e përshkruan veten si dikush që mund të zgjidhë konflikte. A besoni se nën drejtimin e tij mund të arrihet një zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë njohjen reciproke?

John Bolton: Mendoj se kjo është e mundur. Nëse ai do ta shihte këtë si diçka nga e cila mund të marrë merita, mendoj se do t’i kushtonte vëmendje menjëherë. Ky është një problem shumë kompleks, dhe kjo zakonisht nuk e tërheq atë, por mendoj se do të tërhiqet nga çështjet e sigurisë në Evropën Lindore në përgjithësi për shkak të luftës në Ukrainë. Gjatë fushatës, ai ka thënë se do t’i fuste Zelenskyn dhe Putinin në një dhomë dhe do ta zgjidhte brenda 24 orësh.

Sigurisht, ai e kupton sot që kjo është e pamundur. Tani ka deklaruar se shpreson ta përfundojë brenda 6 muajsh. Por duke marrë parasysh një sërë faktorësh destabiliteti, përfshirë Moldavinë me Transnistrian, mosmarrëveshjet për tubacionet që vijnë nga Rusia dhe gazin natyror drejt disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, mendoj se do të ketë përqendrim në rajonin si tërësi. Kjo më sugjeron se ky është një moment i mirë për të zgjidhur sa më shumë mosmarrëveshje të vjetra. Prandaj, një interes nga ana e Trump nuk është i pamundur, ndoshta që në fillim të administratës së tij.

Pyetje: Pavarësisht viteve të dialogut, Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë përparim të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve. Kohët e fundit tensionet janë përshkallëzuar dhe në veri të Kosovës ndodhi një sulm i armatosur në 2023, për të cilin autoritetet në Prishtinë fajësuan Serbinë. Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se Serbia po planifikon sulme të tjera në veri, ku jeton shumica serbe. A besoni se ekziston rreziku për një konflikt të rrezikshëm mes dy vendeve?

John Bolton: Shpresoj që jo. Kjo është diçka që njerëzit e arsyeshëm duhet të jenë në gjendje ta zgjidhin. Mendoj se ka ekstremistë në të dyja vendet, të cilët kanë pozicione absolutiste që herë pas here pengojnë liderët demokratikë të afrohen më shumë.

Vetë unë jam përfshirë, me sugjerimin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për korrigjim të kufijve për të parë se çfarë mund të arrihej. Ishim optimistë, por fatkeqësisht nuk funksionoi. Për shkak të historisë në këtë rajon, duhet të afrohemi me sy të hapur. Siç thashë, nuk mendoj se ushtrimi i presionit do të funksionojë, dhe kur aktorë të pavarur ose, edhe më keq, njerëz që veprojnë në shërbim të qeverive për të shkaktuar dhunë, vetëm do ta bëjnë shumë më të vështirë zgjidhjen e situatës.

Pyetje: Siç edhe e përmendet, në Shtëpinë e Bardhë u propozua një shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë. Ideja u refuzua në fund, por a mendoni se mund të kishte funksionuar si zgjidhje?

John Bolton: Shikoni, ish-shefi im, James Baker, që ishte sekretar i shtetit gjatë administratës së George H. ë. Bush, thoshte shpesh për Lindjen e Mesme se Shtetet e Bashkuara nuk mund të duan paqe më shumë sesa vetë palët. Natyrisht, çdo rregullim territorial duhet të ketë pëlqimin e plotë të të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës. Nëse njëra palë pranon dhe tjetra jo, atëherë nuk keni marrëveshje. Kjo është e vështirë. Kërkon vendosmëri politike nga të dyja palët dhe ka shkaktuar shqetësim në pjesë të tjera të Ballkanit.

Disa thonë se nëse ka një rregullim territorial midis Serbisë dhe Kosovës, mund të ketë edhe në zona të tjera. Unë nuk mendoj se ky është një shqetësim legjitim. Siç thashë, çdo palë duhet të bjerë dakord përpara se të ndodhin rregullime territoriale. Dhe vetëm sepse ndodh midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të thotë që duhet të ndodhë edhe diku tjetër. Kështu që mendoj se është mjaft e vështirë të arrihet një marrëveshje vetëm midis Serbisë dhe Kosovës, pa përfshirë gjithë Ballkanin dhe bërë gjërat më të komplikuara.

Pyetje: A mendoni se Trump mund ta rikthejë këtë propozim në tryezë?

John Bolton: Mendoj se, duke pasur parasysh familjaritetin e tij me këtë çështje në fund të mandatit të tij të parë, ai mund ta shohë këtë si mundësi; tani që sapo është inauguruar, mund t’i japë një kredibilitet të ri. Nuk është afër fundit të mandatit, por është në fillim të tij. Prandaj, mendoj se nëse ai përfshihet, mundësitë për një zgjidhje janë më të mëdha. Nëse nuk përfshihet, atëherë, natyrisht, pasiguria do të vazhdojë.

bolton trump

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...