29 January 2024, 11:30
Nga r.ll
fredi beleri
TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka reaguar pasi Apeli i rrëzoi kërkesën për të kryer betimin. Beleri në një deklaratë për mediat e cilësoi sërish vendimin si politik dhe tha se ditën e sotme u goditën sërish zgjedhjet në Himarë.
Kryebashkiaku i zgjedhur tha më tej se po shkelet çdo parim dhe çdo normë kushtetuese dhe europiane, sipas tij me qëllimin për të mos lëshuar bashkinë e Himarës.
Gjithashtu ai shprehet se prej dy muajsh ka bërë kallëzim ne SPAK për gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokurorin Edvin Kondili. Sipas tij ata janë të vetmit magjistratë që kam kallëzuar se me veprimet tyre, nuk kanë lejuar të garantohet proçes i rregullt ligjor.
DEKLARATA E PLOTË:
Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik, goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdherin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin. Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur ne Himare nuk jane bere zgjedhje. Me force pushteti, në kundershtim me Kushtetuten, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim , normë kushtetuese dhe Europiane për mos të leshuar Bashkine e Himares.
Nen dirigjimin e zevendesprokurorit politik të SPAK Adnand Xholi, duke keqperdorur prokuroren Dorina Bejko, dhe me mbulimin qe u ben falsifikimeve ne procesin tim prokurori Edvin Kondili, kjo treshe mbaron cdo porosi te Kryeministrit Rama per sulmin antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë.
Per t`i dhene nje dore ketij sulmi ndaj zgjedhjeve te lira ne Himare , u kujdes edhe Kryetarja e GjKKO, Irena Gjoka duke keqperdorur gjyqtarin relator Erjon Çelen. Nje "ndihmesë" e dha sot me refuzimin e lejes gjyqtarja Daniela Shirka. Ajo ne kundershtim me ligjin dhe vendimin e Gjykates se Larte, e gjykoi çështjen si gjyqtare e vetme.
E gjykon e vetme se nuk gjen dot dy të tjerë që të poshtërojnë kaq shumë Kushtetutën dhe të drejtën e zgjedhjes në Himarë. Kujtojmë se disa gjyqtare qe u caktuan ne procesin tim penal , kane dhene doreheqjen se në fund të fundit nuk donin dhe refuzuan qe të shkelnin ligjin dhe Kushtetutën e Shqiperise ne menyre flagrante.
Prej dy muajsh kam bërë kallëzim ne SPAK per gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokuror Edvin Kondili. Jane te vetmit magjistrate qe kam kallëzuar, se me veprimet tyre kane siguruar që të mos më garantohet proçes i rregullt ligjor, të administrohen akte të fallsifikuara ne demin tim , të nxisin pushtetin qëndror për veprime antikushtetuese ndaj Bashkise Himarë, duke mohuar parimin më të shenjtë të demokracisë, qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira.
Gjithë vëmendja jone është tek Gjykata Kushtetuese. Atje kam depozituar disa kerkesa. Prej tre muajsh ka kaluar per gjykim ankimi im ndaj mases se sigurimit dhe akoma nuk ka nje date gjykimi. Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje.
Presim që Gjykata Kushtetuese të paktën të mbrojë Demokracinë, të mbrojë Kushtetutën!
Shpresa vdes e fundit, por dita ditës, këtij vendi po i vdes edhe shpresa!
fredi beleri bashkia e himares
Politike
29 January 2024, 10:31
r.ll
fredi belerit
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar në seancën e sotme kërkesën e Fredi Belerit, i cili ka kërk...
Politike
29 January 2024, 10:24
r.ll
erisa xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka depozituar në Kuvend projektligjin për shtesa dhe ndrysh...
Politike
29 January 2024, 09:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sërish ditën e sotme çështjen e marrëveshjes mes Shqi...
Politike
28 January 2024, 19:18
Foto ilustruese
TIRANË-Petrit Vasili deputeti i Partisë së Lirisë publikuar një status në Facebook-un e tij pasditen e sotme...
Politike
28 January 2024, 19:15
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme përpara protestuesve përpara banesës s&...
Politike
28 January 2024, 18:48
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme për mbështetësit përpara banes...
Politike
28 January 2024, 16:13
h.k
Igli Hasani
TIRANË-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka uruar kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së...
Politike
28 January 2024, 15:51
N.F
Osmani dhe Xhaferi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mës një reagimi në llogarinë e saj "X" ka uruar kryem...
Politike
28 January 2024, 14:41
r.ll
sali berisha, talat xhaferi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të...
Politike
28 January 2024, 13:55
N.F
Meta dhe Xhaferi
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Fac...