Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
VIDEO/ "Izraelin e futën kot në këtë mes"/ Raportimet e mediave të huaja për çështjen e Zvërnecit, Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet
Sa i përket Izraelit, Rama tha se e futën kot në këtë mes, pasi dy investitorët kryesorë të projektit janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme. Kryeministri tha më tej se gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media dhe nëpër rrjete online, bëhet nga personazhet që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”.
7 June 2026, 09:55Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama kanë shpërthyer ndaj gazetarëve dhe mediave ndërkombëtare që kanë raportuar për çështjen e Zvërnecit dhe protestat masive në vend. Duke folur në podkastin "Flasim", Rama tha se këta gazetarët dhe lloj-lloj ndërkombëtarësh nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, por sipas tij, e kanë secili për agjendën e vet në vendet ku janë.
Sa i përket Izraelit, Rama tha se e futën kot në këtë mes, pasi dy investitorët kryesorë të projektit janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme. Kryeministri tha më tej se gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media dhe nëpër rrjete online, bëhet nga personazhet që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”.
"Dhe, ndërkohë, kam edhe diçka tjetër për të shtuar lidhur me atë që po ndodh. Kini parasysh një gjë: gjithë kjo lukuni e madhe videosh dhe gjithë këta gazetarë, gjithë këta lloj-lloj ndërkombëtarësh në media që papritur u bënë të interesuar për Shqipërinë, për mjedisin, për zogjtë e Shqipërisë, nuk e kanë fare me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë. E kanë secili për agjendën e vet në vendet ku janë.
Disa e kanë me Izraelin, që u fut kot fare në këtë mes. Ndërkohë që investitorët kryesorë janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme për sukseset dhe investimet e tyre dhe që vijnë nga Katari, një vend që s’ka as marrëdhënie me Izraelin. Disa të tjerë e kanë kundër atij në Amerikë, presidentit të Amerikës, të cilin gjysma e duan, gjysma e urrejnë dhe ndaj të cilit mediat dhe të gjitha sistemet online turren për çdo gjë.
Disa të tjerë e kanë sepse nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt. Janë konkurrentë, normal! Të vijnë 4 miliardë në Shqipëri dhe, me këto emra, Shqipëria bëhet një pikë referimi si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas, në rast se ne e humbim këtë mundësi," tha Rama./Dosja.al