LIVE UPDATES
Politike

James Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Ai argumenton se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së mund ta vështirësojë edhe më tej pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa bën thirrje që reagimi ndaj tij të jetë politik dhe institucional.

21 September 2026, 16:09 Nga E. D
James Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

KOSOVË- Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës, thotë historiani britanik, James Pettifer, duke vënë në pikëpyetje nëse misione si Misioni evropian për sundimin e ligjit ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre. kanë ende rol në vend.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Pettifer, ligjërues i Historisë së Ballkanit në St Cross College, Universiteti i Oksfordit, thotë se Kosova nuk duhej ta refuzonte krijimin e Dhomave të Specializuara, por duhej të negocionte ndryshe kushtet mbi të cilat ato u themeluan.

Ai argumenton se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së mund ta vështirësojë edhe më tej pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa bën thirrje që reagimi ndaj tij të jetë politik dhe institucional.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13 vjet për krime lufte.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për respektimin e aktgjykimit.

Në Kosovë, të dielën u zhvilluan protesta kundër vendimit për të pestën natë me radhë, ndërsa, të hënën, protestuan edhe studentët.

Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga Aleanca, çoi në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Pettifer, aktgjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët është tashmë është një fakt juridik, pavarësisht se si është pritur në Kosovë. Çfarë mund të bëjë Kosova në këtë pikë - politikisht dhe institucionalisht?

James Pettifer: Mendoj se ka mjaft mundësi. Natyrisht, aktgjykimi është aty dhe procesi i apelit do të nisë. Edhe pse nuk e dimë se çfarë forme do të marrë dhe as sa do të zgjasë, ai proces do të vazhdojë pavarësisht gjithçkaje.

Por, mendoj se natyra e kësaj ngjarjeje është shumë serioze për Kosovën dhe se marrëdhëniet e zakonshme diplomatike dhe politike duhet të rishikohen.

Radio Evropa e Lirë: A mund të shpjegoni më hollësisht se çfarë mendoni se duhet të bëhet?

James Pettifer: Është e qartë se marrëdhënia me NATO-n është thelbësore dhe ajo nuk duhet të përfshihet në këtë çështje. Dhe, mësa di unë, NATO-ja nuk ka qenë e përfshirë në asnjë mënyrë në procesin e Dhomave të Specializuara.

Por, situata me Evropën është krejt ndryshe. Siç ndoshta e keni parë edhe në X dhe në rrjete të tjera sociale, shumë njerëz me përgjegjësi mendojnë se organizata si EULEX-i, OSBE-ja dhe të tjera duhet të mbyllen. Ato i përkasin së kaluarës.

Personalisht, mendoj se ky është drejtimi i duhur, veçanërisht sa i përket misionit të EULEX-it.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ky është një opsion i mundshëm?

James Pettifer: Po. Kosova është shtet sovran dhe i njohur. Dua të them se - mësa e kuptoj unë - këta njerëz janë në Kosovë vetëm me pëlqimin e Qeverisë.

NATO-ja është në një pozitë tjetër, por, siç e thashë, NATO-ja nuk ka qenë e përfshirë në procesin [e Dhomave të Specializuara].

Por, veçanërisht sa i përket EULEX-it, nuk shoh arsye përse duhet të vazhdojë, kur qartazi është një mjet për interesat e Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni thënë se Kosova ishte naive që bashkëpunoi me Dhomat e Specializuara. Çfarë duhej të kishte bërë ndryshe?

James Pettifer: Mendoj se këtë e ka vënë në dukje edhe Dr. Daniel Serwer në Uashington, i cili, prej kohësh, është njohës i rajonit dhe i Kosovës. Ai ka bërë një analizë shumë të mirë të mënyrës se si u përcaktuan kushtet fillestare të funksionimit të Dhomave të Specializuara - në një formë që nuk parashihte asnjë kontroll nga Qeveria [e Kosovës].

Kështu, në praktikë, Dhomat e Specializuara mund të manipuloheshin nga interesa të jashtme.

Radio Evropa e Lirë: Por, a mendoni se kishte ndonjë alternativë reale për një vend aq të varur nga mbështetja perëndimore? A mund të kishte thënë Kosova “jo”?

James Pettifer: Nuk ishte e nevojshme të thoshte “jo”. Duhej të negocionte në mënyrë profesionale se cilat do të ishin kushtet.

Unë isha në favor të përfshirjes së një tribunali për krimet e luftës, sepse të gjitha vendet e tjera të rajonit e kishin një të tillë dhe nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të mos e kishte.

Por, kjo u bë në një mënyrë që nënkuptonte se Kosova nuk kishte kontroll mbi procesin, dhe ky problem daton që nga fillimi.

Unë ua kam vënë në dukje këtë edhe diplomatëve të Kosovës në Londër, por ata nuk kanë menduar njësoj.

Nuk besoj se e kuptonin vërtet se cili mund të ishte problemi.

Radio Evropa e Lirë: Pra, shikuar nga kjo perspektivë, a e keqkuptoi Kosova atë për të cilën po pajtohej kur e themeloi Gjykatën... apo thjesht nuk kishte zgjidhje?

James Pettifer: Jo, nuk mendoj se çështja ishte nëse Kosova duhej ta refuzonte Gjykatën. Nuk ishte ky problemi. Çështja ishte nëse ajo ishte krijuar mbi baza të drejta dhe profesionale.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni thënë, gjithashtu, se ky aktgjykim mund ta kthejë shumë prapa procesin e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve. A mund të bëjë diçka Kosova tani për ta parandaluar këtë?

James Pettifer: Jo, nuk mendoj se mundet. Verdikti tashmë është marrë dhe, siç besoj se e keni parë, në Kosovë ka protesta të mëdha kundër tij.

Kjo do ta bëjë shumë të vështirë - ndoshta edhe të pamundur - arritjen e çfarëdo kompromisi me Serbinë për çështje të caktuara.

Radio Evropa e Lirë: Por, procesi i pajtimit po haste në vështirësi të mëdha edhe para këtij aktgjykimi. Pse mendoni se ky vendim do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën?

James Pettifer: Sepse ekziston përshtypja se bashkësia ndërkombëtare nuk është neutrale. Kjo është një gjykatë ndërkombëtare dhe, sidomos për shkak të gjatësisë së dënimeve dhe cilësisë shumë të dobët juridike të disa pjesëve të aktgjykimit, njerëzit nuk do ta respektojnë atë.

Dhe kjo, mendoj, do të ndikojë shumë edhe në proceset normale diplomatike.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni shkruar gjerësisht për origjinën dhe zhvillimin e UÇK-së. A ndryshon ky aktgjykim diçka në mënyrën se si do ta shkruanit sot historinë e saj?

James Pettifer: Ky aktgjykim është pjesë e historisë. Por, nuk mendoj se mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje derisa të publikohet teksti i plotë i procesit gjyqësor, dhe në veçanti ajo që ka ndodhur në seancat e mbyllura.

Gjykata, gjithashtu, duhet t’i bëjë të ditura burimet mbi të cilat i ka mbështetur pretendimet e saj, të cilat, në shumë raste, mësa kam mundur të shoh gjatë procesit gjyqësor, nuk janë dhënë.

Radio Evropa e Lirë: Por, sa peshë duhet të ketë ky aktgjykim në mënyrën se si kuptohet dhe kujtohet lufta në Kosovë?

James Pettifer: Nuk mendoj se duhet të ketë fare peshë, veçanërisht sepse nuk ka të bëjë me vetë luftën.

Natyrisht, ky është një sulm ndaj UÇK-së - gjë që serbët dhe rusët e kanë dashur gjithmonë. Fillimisht u përpoqën përmes akuzave të pabaza të Dick Marty, ish-raportues i Këshillit të Evropës, ngriti pretendime edhe për trafikim organesh nga pjesëtarë të UÇK-së. Por, trafikimi i organeve nuk u përfshi në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve.. Për fat të mirë, ato akuza nuk çuan askund në sistemin gjyqësor.

Por, më pas u gjetën akuza të tjera, të cilave mund t’u jepej më shumë peshë.

Radio Evropa e Lirë: Njëzet e shtatë vjet pas luftës, a ka bërë Kosova mjaftueshëm për ta dokumentuar historinë e vet?

James Pettifer: Mendoj se ka bërë një punë mjaft të mirë. Është botuar shumëçka që prej kohës kur e shkrova librin tim, i cili u botua gati 20 vjet më parë. Mendoj se ai u botua si një lloj historie e përgjithshme e UÇK-së.

Sot dihet shumë më tepër për çështje të caktuara, por nuk mendoj se ajo që kam parë, e ndryshon argumentin themelor: se, në rrethanat e asaj kohe, një lëvizje e armatosur e rezistencës ishte e pashmangshme dhe ishte pjesë e asaj që prodhoi kriza në Jugosllavi.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, sikur ta këshillonit Kosovën sot, cilat janë dy ose tri gjërat që duhet t’i bëjë dhe cilat janë ato që duhet t’i shmangë?

James Pettifer: Mendoj se duhet shmangur dhuna, sepse dhuna në rrugë do t’i dobësonte shumë argumentet morale kundër këtij procesi gjyqësor, që unë e konsideroj të padrejtë. Por, natyrisht, protestat janë të rëndësishme dhe shpresoj të jenë të mëdha.

Megjithatë, mendoj se çështja kryesore është se çfarë do të bëjë Qeveria e Kosovës. Reagimi i [kryeministrit], zotit [Albin] Kurti, më duket disi i dobët. Do të shohim se çfarë do të bëjë konkretisht. Është ende herët, por Qeveria duhet ta trajtojë çështjen e legjitimitetit të organizatave si EULEX-i dhe nëse ato vazhdojnë të jenë të nevojshme në Kosovë.

Mendoj se shumica dërrmuese e njerëzve, ndoshta edhe disa serbë të Kosovës, do të donin t’i shihnin këto misione të përfundonin.

Kjo, mendoj unë, është çështja kryesore me të cilën duhet të përballet zoti Kurti.

Nëse OSBE-ja ka ende ndonjë rol të dobishëm, nuk e di. Nga sa di unë, duket se është një organizatë shumë e kushtueshme, e cila në shumicën e rasteve mbledh të dhëna që tashmë i dimë shumë mirë. Pra, të gjitha këto çështje mund të rishikohen.

Por, për këtë do të nevojitet një qëndrim i qartë dhe i bashkuar. Siç kam shkruar edhe në X, është e rëndësishme që elita e Kosovës të punojë së bashku dhe të zhvillojë politika të forta dhe të përbashkëta ndaj këtyre organizatave./REL

james pettifer gjykata speciale hage ish-kreret e uck

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin