LIVE UPDATES
Politike

"Ligji 21/2024 duhet shfuqizuar"/ Ina Zhupa: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar dhe shkatërruar vendin

Ajo theksoi se Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive dhe narko-eurot që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit dhe mjedisit. 

21 September 2026, 14:47 Nga E.d
"Ligji 21/2024 duhet shfuqizuar"/ Ina Zhupa: Narko-eurot janë
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar ditën e somte se ligji 21/2024 duhet shfuqizuar. Gjatë fjalës së saj në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Zhupa u shpreh se narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar dhe shkatërruar vendin.

Sipas saj, ligji i Investimeve Strategjike u paraqit si një instrument për të sjellë kapital, investitorë seriozë dhe zhvillim ekonomik, ndërsa thekson se pas tij shfaqen miliona metra katrorë tokë, dhjetëra mijëra metra katrorë ndërtime dhe projekte me vlera marramendëse.

Ajo theksoi se Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive dhe narko-eurot që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit dhe mjedisit. 

Ina Zhupa: Turizmi i ekselencës, togfjalëshi që dominoi si pretekst për të miratuar ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, që ka kufi vetëm qiellin; mund të ndërtosh kudo me një leje nga KKT, praktikisht nga Edi Rama.

Ky ligj ka cenuar rëndë parimet kushtetuese të mbrojtjes së mjedisit dhe ka hapur rrugën për zhvillime intensive ndërtimore e turistike brenda zonave të mbrojtura, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes mjedisore.

Për herë të parë, edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Në pikën 46 të raportit theksohet se këto ndryshime “lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore”.

Ky qëndrim i institucioneve europiane provon qartazi se ligji bie ndesh jo vetëm me interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore kombëtare, por edhe me standardet dhe detyrimet që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian.

Ndërkohë që Bashkimi Europian forcon politikat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, qeveria shqiptare ka zgjedhur të liberalizojë ndërtimet dhe të favorizojë interesa klienteliste në dëm të mjedisit.

Më 14 maj 2026, pas raportit të Bashkimit Europian, kam depozituar nismën për shfuqizimin e ligjit, siç e kërkon BE-ja, siç e kërkojnë protestuesit prej 111 ditësh në shesh, por mazhoranca ende s’e ka futur në shqyrtim.

Pritet ta bëjë një gjë të tillë ditët në vijim, ku edhe është shprehur kryetari i grupit, zoti Balla, që do të votojnë kundër nismës për shfuqizimin e ligjit, edhe pse e kërkon Bashkimi Europian.

Interesi është i qartë: janë premtimet dhe projektet e dhëna nga kryeministri në zonat e mbrojtura, si Zvërneci, Karavastaja, Dajti, Butrinti etj.

Është i vetmi kryeministër në botë që ka botuar një libër me planin e kokës së tij dhe klientëve të zgjedhur nga ai se si do të ndërtohet në vend, ku dhjetëra janë në zona të mbrojtura.

Është ky libri këtu, “The Albanian Files”. Janë 523 projekte të afishuara nga studiot. Deri tani, 57 projekte janë ndërtuar, 53 po ndërtohen, 47 presin lejen, ndërsa fati i shumë të tjerave nuk bëhet i ditur.

Miliona metra katrorë ndërtim, në Tiranë dhe zonat më të lakmuara të bregdetit, nga veriu në jug.

Në 41% të projekteve nuk përmendet fare porositësi, gjithçka në kurriz të shqiptarëve dhe të ligjeve dhe standardeve të transparencës, llogaridhënies dhe konsultimit publik që kërkon Bashkimi Europian.

Ligji i Investimeve Strategjike u paraqit si një instrument për të sjellë kapital, investitorë seriozë dhe zhvillim ekonomik. Por pas tij shfaqen miliona metra katrorë tokë, dhjetëra mijëra metra katrorë ndërtime dhe projekte me vlera marramendëse.

Vetëm sipas të dhënave të publikuara për projektet strategjike, bëhet fjalë për rreth 5.8 milionë m² tokë të vënë në dispozicion të projekteve strategjike.

Disa shembuj konkretë:

Zvërnec – Artur Shehu: sipas dosjeve të raportuara nga Faktoje dhe Reuters, Artur Shehu është nën hetim nga SPAK për dyshime që lidhen me trafik narkotikësh, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh pronësie; ai i mohon akuzat. Në zinxhirin e shoqërive që lidhet me zhvillimin në Zvërnec, “Zvërnec South Adriatic Development” raportohet se kishte kapital fillestar vetëm 5 milionë lekë.

Drymades Beach Resort – Blue Bay: një investigim i INA-s raportoi se kompania kishte 100 lekë kapital në para, ndërsa pjesën tjetër të kapitalit e kishte deklaruar në natyrë, në formën e tokës; projekti strategjik kishte vlerë të deklaruar 6.3 milionë euro dhe financimi i garantuar nga Fibank ishte 800 mijë euro.

Marina Hills – Finsec Development: kompania ishte themeluar me 1.2 milionë lekë kapital, ndërsa projekti deklarohej 450 milionë euro; sipas investigimit, ishte paraqitur konfirmim për 160 milionë euro financim, duke lënë një diferencë shumë të madhe për t’u shpjeguar.

Ky mekanizëm është përdorur për të futur para me origjinë të dyshimtë në ekonominë shqiptare, atëherë nuk kemi më përpara thjesht një problem me një ligj investimesh dhe betonizimin dhe vjedhjen e pronës publike. Kemi një problem me vetë modelin ekonomik të narko-shtetit dhe përdorimit të narko-eurove.

Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive dhe narko-eurot që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe, medemek, procesin e integrimit./Dosja.al

ina zhupa

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...