21 September 2026, 13:36
Nga E.d
Pamje nga takimi
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në X, Ministri e cilëson takimin një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon.
Hoxha thekson se së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve.
Postimi i plotë:
Detroit, Michigan - Një pritje e shkëlqyer dhe një takim i ngrohtë i Kryeministrit Rama me shqiptarët në Michigan, aty ku rreh fort një nga zemrat e mëdha të shqiptarisë, në një prej komuniteteve më të mëdha shqiptaro-amerikane, të mirëintegruar dhe të rrënjosur në jetën amerikane, por gjithmonë të lidhur fort me Atdheun.
Një bashkëbisedim i hapur dhe i drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon. Së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve, me shërbime konsullore më të mira, më shumë ndërveprim e mbështetje, si dhe lidhje më të forta ekonomike e tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore, në funksion të interesave tona kombëtare. Jemi angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka që shërbimi ynë publik të jetë, kudo ku ka nevojë, pranë shqiptarëve, sa më funksional dhe sa më efikas.
Sepse kudo ku janë shqiptarët, aty është edhe Shqipëria. Aty duhet të jetë edhe shteti shqiptar: pranë tyre, në shërbim të tyre dhe krah tyre, për të ruajtur, mësuar, zhvilluar e trashëguar gjuhën shqipe, për të ruajtur identitetin tonë, për të shpalosur ngjyrat kuq e zi, si dhe për të përcjellë brez pas brezi krenarinë për rrënjët tona. Sepse largësia nuk e zbeh lidhjen me Atdheun: shqiptarët, kudo që jetojnë, janë pjesë e së njëjtës histori, e së njëjtës gjuhë, e së njëjtës zemër./Dosja.al
ferit hoxha
Politike
21 September 2026, 12:30
E.d
Albin Kurti dhe Mike Lawler
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike Lawler, me t&eu...
Politike
21 September 2026, 12:17
I.A
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama është përplasur me përfaqësuesin e diasporës shqiptare në Michigan, Arti Tamburi, g...
Politike
21 September 2026, 12:12
E.d
: Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur të hënën se grupi...
Politike
21 September 2026, 11:34
E.d
Gazmend Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Parlamenti ka refuzuar funksio...
Politike
21 September 2026, 11:07
I.A
Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka deklaruar se Shqipëria ka b&eum...
Politike
21 September 2026, 10:44
I.A
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërkombëtar është një nga prioritetet e institucionit q&e...
Politike
21 September 2026, 10:47
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se SPAK është një hetuesi private e Edi Ramës...
Politike
21 September 2026, 10:35
I.A
Marco Tarquinio
TIRANË- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio ka folur nw lidhje me procesin e negociatave që po ...
Politike
21 September 2026, 10:31
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme së nëSPAK kundërmonin dosjet e kryem...
Politike
21 September 2026, 10:28
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se integrimi europian i Shqipëris&eu...