24 March 2023, 22:57
Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Mediat serbe kanë raportuar mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe. Blic.rs shkruan për ‘mësimin’ që u ka dhënë britanikë lidhur me emrin e Kosovës. Në artikull shkruhet se Rama ka kërkuar që Britania e Madhe dhe njerëzit e atij vendi të mos i referohen Kosovës, njësoj siç e bën Serbia.
Artikulli:
Artikulli
Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili po qëndron në Britaninë e Madhe, gjatë një diskutimi në sallën e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, korrigjoi një ish-deputet të Parlamentit Evropian që përdori fjalën "Kosovo", duke thënë se duhet thënë " Kosova”, transmeton “Reporterët”.
“Para së gjithash, nuk është Kosovo, por Kosova. Serbët e quajnë Kosovo dhe ju nuk keni faj sepse propaganda e ka bërë punën e saj. Edhe unë ndonjëherë e them, por është Kosovë,”- tha Rama .
Ai po ashtu tha se Shqipëria dhe Kosova janë njësoj dhe se janë një komb.
“Kosova nuk është vend mik, është vëllazëror, jemi të njëjtë dhe për arsye të caktuara jemi popull që jetojmë në dy shtete. Ne shqiptarët kemi dy shtete dhe katër kryeministra në Ballkan. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndihmuar ata, sigurisht që mirëpresim çdo gjë që ata mund të bëjnë për ne për të na ndihmuar. Ne jemi njësoj, kemi vetëm një kufi, kemi disa rregulla që duhet t'i respektojmë, por jemi të njëjtë,” - tha Rama.
edi rama
Politike
24 March 2023, 22:30
F.M
Edi Rama
FRANCË- Media franceze “TV5 Monde” i ka bërë një reportazh të shkurtër ekspozitës së kryeminis...
Politike
24 March 2023, 22:00
a.l
Aleksandër Gjoka dhe Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një foto në rrjete sociale ku ...
Politike
24 March 2023, 21:48
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobitjen e tre kryebashkiakëve. Në njoftimin zyrtar, bëhet me...
Politike
24 March 2023, 21:41
Sondazhi
TIRANË- Në prag të zgjedhjeve të 14 maijt Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se &ccedi...
Politike
24 March 2023, 21:37
Sondazhet
TIRANË- Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partin&eu...
Politike
24 March 2023, 21:32
Sondazhi
TIRANË- Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partin&eum...
Politike
24 March 2023, 21:22
TIRANË- Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë e Liris&e...
Politike
24 March 2023, 20:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij në Kamëz, Arjan Hoxha. Kreu i Partisë Demokratikeu b&eum...
Politike
24 March 2023, 19:36
F.M
PD Kamëz
KAMËZ- Pamjet që po shikoni tregojnë mënyrën se si demokratët e kanë pritur liderin e Partisë Demokra...
Politike
24 March 2023, 19:31
F.M
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje qeverisë që tu përmbahet rekomandimeve të ODIHR/OSBE-s&e...