11 July 2025, 13:09
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestrar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij. Prenga është dënuar për disa vepra penale, si vrasje dhe për pjesëmarrje në grupe kriminale. Konkretisht ai është dënuar me 19 vite burgim për atentatin ne tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit. Ky i fundit njihet si kundërshtari i Devi Kasmit.
Sipas njoftimit, nga hetimet ka rezultuar se Prenga ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës. Gjithashtu atij i janë sekuestruar një apartament, një garazh.një pasuri e llojit “njësi” dhe një pikë servisi makinash.
Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.P., i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi P.P., ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:
Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe
Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.
tirana
Aktualitet
11 July 2025, 12:55
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpa...
Aktualitet
11 July 2025, 12:46
M.B
Foto ilustruese
GRAMSH- Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë në Gramsh, pasi është zënë poshtë nga nj&eu...
Aktualitet
11 July 2025, 12:35
M.B
Avokati Armand Tragaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vetëm një nga 10 masat e sigurisë të dhëna nga shkal...
Aktualitet
11 July 2025, 12:39
spak
SHKODËR- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportoh...
Aktualitet
11 July 2025, 12:14
M.B
DIBRA- 29-vjeçari i identifikuar si Edison Ndoja është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës p&eum...
Aktualitet
11 July 2025, 11:53
M.B
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
KOSOVA- Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Kosovë ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim...
Aktualitet
11 July 2025, 11:40
r.ll
jani prenga
TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po mbahet seanca për kopshtarin e "Golden Restort", Festim Bexhdillin, ...
Aktualitet
11 July 2025, 11:17
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Europol ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni ndërkombëtar të shtrirë në 43 shtete, p&eum...
Aktualitet
11 July 2025, 11:17
M.B
Renis Dobra
MAT- Për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, në media raportohet se autoritet po hetojnë në dy pista kryesore q&...
Aktualitet
11 July 2025, 09:38
r.ll
eraldo muci
TIRANË- Eraldo Muçi, 30 vjeç, vijon të jetë i zhdukur që prej datës 15 qershor. Lidhur m...