Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Kanë kryer një krim të shëmtuar sot"/ Tubimi i PD-së, Berisha: Ishim në marshim paqësor, ata do marrin përgjigjen e merituar
Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se protestuesit ishin në një marshim paqësor, ndërsa theksoi se efektivët e policisë do marrin përgjigjen e merituar.
8 May 2026, 21:28Nga E.d
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se policia ka kryer një krim të shëmtuar. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se protestuesit ishin në një marshim paqësor, ndërsa theksoi se efektivët e policisë do marrin përgjigjen e merituar.
Berisha: Do të marrin përgjigjen e merituar. Ju e patë, ishim në një marshim paqësor. Dhe marshimi ynë paqësor, u shkelmua Kushtetuta, u shkelmua çdo gjë, u bllokua rruga. Dhe këta në mënyrë absolute do marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot sepse ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor në kuptimin e vërtetë të fjalës. Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit.
Pyetje: Pse nuk u lejuat para ministrisë së Brendshme?
Berisha: Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin, po ne do përgatitemi për të gjitha format, dhe i garantoj se e kanë të humbur 100 përqind. Turpe. Mbrojnë dy kriminelë si Edi Rama dhe Belinda Balluku. Mbrojnë Linda Ramën dhe Mirlindën e AKSHI-t. Mbrojnë hajdutë të shpërfytyruar të këtij kombi. Dhe këtë e bën një mercenar, se do u tregojmë se cili është Skënder Balluku./Dosja.al