10 July 2026, 16:17
Nga D.S
Enea Karakaçi
PUKË- Segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, ju nënshtrua një rikonstruksioni të plotë me qëllim për të garantuar akses më të shpejt, por edhe rritje të parametrave të sigurisë. Për shkak të amortizimit ndër vite, mungesës së mirëmbajtjes dhe problematikave teknike, rikonstruksioni i këtij segmenti u konsiderua një investim prioritar për garantimin e sigurisë së operimit të aseteve energjetike, por që i shërben njëkohësisht edhe komunitetit të zonës.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuam punimet e realizuara deri më tani, ku ka përfunduar shtresa e binderit në gjithë gjatësinë e segmentit.
“Punimet konsistonin në zgjerimin e aksit duke përmirësuar edhe sigurinë rrugore. Këtu kemi element mbrojtës të skarpateve ashtu edhe vendosjen e guardreilave që përmirësojnë ndjeshëm sigurinë rrugore. Janë bërë ndërhyrje veçanërisht edhe në disa kthesa të rrezikshme, specifikisht kemi arritur të eliminojmë tre kthesa të rrezikshme, që përbënin pika të zeza që njihen në gjuhën teknike”, sqaroi Kozeli.
Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek rëndësia e këtij investimi si për mirëmbajtjen e kaskadës, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Me ndërhyrjen e parashikuar koha e udhëtimit ulet në afro 40 minuta.
“Është një rrugë e rëndësishme sepse përmbush dy elemente. Së pari bën ndërlidhjen ndërmjet pjesës së segmentit që na lidh nga Vau i Dejës dhe të çon në Pukë për tek hidrocentrali i Komanit, por nga ana tjetër është edhe një segment rrugor që ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm sepse ndërlidh banorët e këtyre zonave. Ka edhe një element turistik të rëndësishëm”, tha Karakaçi.
Rikonstruksioni i kësaj rruge do të garantojë akses më të shpejtë dhe më të sigurt për personelin, mjetet dhe pajisjet teknike drejt HEC Koman dhe objekteve të tjera të Kaskadës së Drinit. Gjithashtu lehtëson aktivitetet e mirëmbajtjes dhe kontribuon në sigurinë dhe vazhdimësinë e operimit të një prej aseteve më të rëndësishme të sistemit energjetik shqiptar. Përfundimi i këtij investimi sjell përfitime të drejtpërdrejta edhe për komunitetin lokal, duke përmirësuar sigurinë në qarkullim./Dosja.al
karakaci enea karakaçi segmenti rrugor qafë qelë – koman
Politike
10 July 2026, 14:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas veprimit skandaloz të lajmëruar ditën e djeshme&nbs...
Politike
10 July 2026, 13:30
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Gazeta holandeze “De Volkskrant” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen prej rreth d...
Politike
10 July 2026, 13:21
E. D
Gazment Bardhi
STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëri i qytetarëve që ...
Politike
10 July 2026, 12:32
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të banalizojë procesin e Integrimit Europian dhe të...
Politike
10 July 2026, 12:10
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka lënë pas shumë nga problemet bazike të së kaluarës ...
Politike
10 July 2026, 12:04
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me rastin e qy...
Politike
10 July 2026, 11:55
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku suksesi i arritur d...
Politike
10 July 2026, 11:46
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon investime me vl...
Politike
10 July 2026, 11:26
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo gjatë fjalimit tij në eventin “Rilindja 2.0”, ka prezantuar projektet...
Politike
10 July 2026, 10:55
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Udhëheqësit politikë kanë nisur sot takimet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosov...