17 June 2025, 09:13
Nga r.ll
erion veliaj
TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 8 korrik rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë. Seanca do të mbahët në orën 12:00.
Relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa pjesë e trupës gjykuese janë edhe Medi Bici dhe Sokol Binaj. Ndërkohë, më 8 korrik do të shqyrtohet edhe rekursi i biznesmenit Elman Abule, që ndodhet nën masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Arrestimi i Erion Veliajt
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj gjykata e larte
Politike
17 June 2025, 08:25
N.F
Foto
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen ditën e sotme në tentativën 33 për konstituim...
Politike
17 June 2025, 08:04
N.F
Foto
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka bërë me dije se ditën e sotme do të rinumërojë 2323 kuti votimi. M&e...
Politike
16 June 2025, 22:32
E. D
Donika Gërvalla
TIRANË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe bllokimi...
Politike
16 June 2025, 22:14
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Komisioni Evropian ka ngritur shqetësime të shumta në lidhje me presionet ndaj drejtësisë në v...
Politike
16 June 2025, 21:29
I.A
Tërmet Peci
TEPELENË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar në Bashkinë e ...
Politike
16 June 2025, 21:12
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim q&eum...
Politike
16 June 2025, 19:04
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një video tjetër ditën e sotme, ku ka hedhur kunja ndaj med...
Politike
16 June 2025, 19:38
I.A
TIRANË- Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në d...
Politike
16 June 2025, 19:31
I.A
Samiti
TIRANË- Samiti i SEECP në Tiranë ka përfunduar pasditen e sotme me një deklaratë të përbashkët të ...
Politike
16 June 2025, 19:26
Gordana Silanovska-Davkova
TIRANË- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, duke folur në Samiti i SEECP-s...