1 August 2026, 12:26
Nga I.A
Mbledhja e Keshillit te Rrogozhines
RROGOZHINË- Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimit të saj me Bashkinë e Kavajës, në kuadër të propozimeve për Reformën Territoriale. Pavarësisht përkatësive politike, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë dalë në një qëndrim të përbashkët kundër këtij propozimi, duke kërkuar që çdo ndryshim administrativ të shoqërohet me një proces transparent dhe konsultim me qytetarët.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Rrogozhinës, Desi Gixhari, lexoi qëndrimin e përbashkët të anëtarëve, përpara se projektvendimi të hidhej në votim dhe të miratohej.
“Nuk mund të pranohet një vendimmarrje që prek jetën e mijëra qytetarëve pa një proces transparent. Sot, pavarësisht bindjeve politike që kemi, na bashkon mbrojtja e interesit të qytetarëve të Bashkisë Rrogozhinë. Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, është inkurajuese që kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Rrogozhinës, interesi ynë qëndron mbi çdo bindje politike”, deklaroi Gixhari.
Vendimi i Këshillit Bashkiak vjen pas reagimeve të shumta nga disa bashki në vend, të cilat kanë kundërshtuar propozimet për riorganizimin e hartës administrative./Dosja.al
desi gixhari këshilli bashkiak i rrogozhinës
Politike
1 August 2026, 12:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vijimin e protestave qytetare, duke deklaruar se ato nuk jan&e...
Politike
1 August 2026, 12:11
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë kundër mënyrës se si është zhv...
Politike
1 August 2026, 11:49
I.A
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka tentuar sërish të manipulojë ndjekësit e tij në lidhj...
Politike
1 August 2026, 11:45
I.A
Andis Salla
MALIQ- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Top&cced...
Politike
1 August 2026, 11:21
I.A
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast ku një qytetar është detyruar ...
Politike
1 August 2026, 10:13
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme p...
Politike
1 August 2026, 09:43
I.A
Josif Gorrea
DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka dalë hapur kundër propozimit të Partisë Soc...
Politike
1 August 2026, 09:21
I.A
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizj...
Politike
1 August 2026, 07:30
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Viti 2024 ka konfirmuar një kthesë të fortë të modelit ekonomik shqiptar, ku shërbimet profesion...
Politike
31 July 2026, 20:37
E.d
Saimir Korreshi
DIVJAKA- Deputeti i PD Saimir Korreshi ka mbështetur sot protestën e qytetarëve të Divajkës, kundër projektit...