Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas denoncimit të bërë nga Lush Vukaj, Bashkia ka lëshuar urdhër ekzekutimi për llogarinë bankare të tij për detyrime tatimore.

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast ku një qytetar është detyruar të paguajë dy herë të njëjtin detyrim ndaj Bashkisë së Tiranës. Sipas denoncimit të bërë nga Lush Vukaj, Bashkia ka lëshuar urdhër ekzekutimi për llogarinë bankare të tij për detyrime tatimore.
Edhe pse qytetari pretendon se e ka shlyer të plotë shumën e kërkuar, fondet i janë bllokuar sërish nga banka. Vangjeli deklaroi se qytetari është përballur me vështirësi në zgjidhjen e situatës pranë Bashkisë së Tiranës dhe kërkoi verifikimin e rastit, sqarimin e përgjegjësive dhe rimbursimin e shumës nëse pretendimet rezultojnë të vërteta.
Deklarata e Plotë:
Partia Demokratike sjell sot në vëmendje një tjetër rast shqetësues të trajtimit të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës, bazuar në një denoncim të mbërritur pranë nesh nga z. Lush Vukaj. Sipas denoncimit dhe dokumentacionit të paraqitur, gjatë këtij viti Bashkia e Tiranës ka lëshuar një urdhër ekzekutimi për llogarinë bankare të qytetarit Gentian Lush Vukaj, duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve tatimore, përfshirë detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat. Qytetari deklaron se ka kryer pagesën e plotë të detyrimit sipas shumës së kërkuar nga Bashkia e Tiranës.
Megjithatë, pavarësisht këtij likuidimi, e njëjta shumë është mbajtur edhe nëpërmjet bllokimit dhe ekzekutimit të fondeve në llogarinë e tij bankare, duke e detyruar praktikisht të paguajë dy herë për të njëjtin detyrim. Pasi konstatoi këtë situatë, qytetari iu drejtua bankës së nivelit të dytë, e cila e orientoi të ndiqte procedurat pranë Bashkisë së Tiranës. Por, edhe pas disa paraqitjeve në këtë institucion, ai theksoi se jo vetëm që problemi nuk është zgjidhur, por ai është përballur edhe me mungesë korrektësie dhe arrogancë nga administrata.
Ky është një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si administrohen procedurat e mbledhjes së detyrimeve dhe mbi respektimin e të drejtave të qytetarëve. Partia Demokratike i kërkon Bashkisë së Tiranës të verifikojë menjëherë këtë rast, të sqarojë përgjegjësitë administrative që kanë çuar në këtë situatë dhe, nëse pretendimet e qytetarit rezultojnë të vërteta, të kryejë pa asnjë vonesë rimbursimin e shumës së mbajtur padrejtësisht, në bashkëpunim me institucionin bankar përkatës. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa që raste të tilla të mos përsëriten më. Bashkia e Tiranës duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bankat duhet të garantojnë siguri juridike për çdo veprim që prek pasurinë e klientëve. Shteti i së drejtës fillon me respektimin e të drejtave më elementare të qytetarëve./Dosja.al
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme p...
Josif Gorrea DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka dalë hapur kundër propozimit të Partisë Soc...
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizj...
Foto Ilustruese TIRANË- Viti 2024 ka konfirmuar një kthesë të fortë të modelit ekonomik shqiptar, ku shërbimet profesion...
Saimir Korreshi DIVJAKA- Deputeti i PD Saimir Korreshi ka mbështetur sot protestën e qytetarëve të Divajkës, kundër projektit...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erio...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë...
Pamje KOSOVA- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e të gjitha partive p...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institu...
Cristina Guarda dhe Edi Rama TIRANË- Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian për marr...