1 August 2026, 10:13
Nga I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, duke deklaruar se qëndrimi i tij në paraburgim ishte i pajustifikuar. Në një deklaratë publike të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj theksoi se nuk ka qenë i dënuar, por ka qëndruar për 25 muaj në paraburgim në kuadër të një hetimi të SPAK-ut.
Sipas tij, vendimi i gjykatës erdhi pasi kishin përfunduar afatet ligjore të paraburgimit dhe masa nuk mbështetej më në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Beqaj pretendon se akuzat ndaj tij janë të pabazuara dhe se provat e paraqitura nga organi i akuzës nuk justifikojnë vijimin e procedimit penal. Ai theksoi se gjatë periudhës së hetimeve nuk është gjetur asnjë provë për pasuri të përfituar në mënyrë të paligjshme nga detyrat e tij shtetërore.
Postimi i Plotë:
Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar! Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu. Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë. Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë. Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.
Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin. Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së. Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.
Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore. Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve.
Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve. Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha. Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale. Pushime të mbara! Rishihemi në shtator.
ilir beqaj
Politike
1 August 2026, 09:43
I.A
Josif Gorrea
DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka dalë hapur kundër propozimit të Partisë Soc...
Politike
1 August 2026, 09:21
I.A
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizj...
Politike
1 August 2026, 07:30
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Viti 2024 ka konfirmuar një kthesë të fortë të modelit ekonomik shqiptar, ku shërbimet profesion...
Politike
31 July 2026, 20:37
E.d
Saimir Korreshi
DIVJAKA- Deputeti i PD Saimir Korreshi ka mbështetur sot protestën e qytetarëve të Divajkës, kundër projektit...
Politike
31 July 2026, 18:33
E.d
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erio...
Politike
31 July 2026, 18:20
E.d
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë...
Politike
31 July 2026, 18:10
E.d
Pamje
KOSOVA- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e të gjitha partive p...
Politike
31 July 2026, 17:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institu...
Politike
31 July 2026, 17:09
E.d
Cristina Guarda dhe Edi Rama
TIRANË- Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian për marr...
Politike
31 July 2026, 16:13
E.d
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në vend. P&eu...