4 March 2024, 22:53
Nga Blerina Gjoka
Foto ilustruese
TIRANË-Po ashtu ky komision rrëzoi të gjitha propozimet e tjera të deputetit socialist që sipas tij synonin përmirësimin e këtij ligji dhe procedurat e dhënies së statusit “investitor strategjik”, me arsyetimin se qeveria po përgatit ligjin e ri për investimet.
Propozimi që komisioni të vendoste vetëm për zgjatjen e efekteve të ligjit u bë nga relatorja e projektligjit, Klotilda Bushka, e cila drejton komisionin e ligjeve.
“Kemi komunikuar dhe me Këshillin e Ministrave dhe ka ecur përpara drafti për ligjin e investimeve, ndaj propozojmë që të adresojmë afatin, po ndërkohë të gjitha sugjerimet e vlefshme t'i adresojmë në qeveri që të merren parasysh për kuadrin legjislativ të plotë”- tha ajo.
Bushka tha se dukej një afat i arsyeshëm shtyrja deri në fund të këtij viti.
Ndryshimet ligjore të propozuara nga Shalsi parashikonin të rrisin vlerën e investimeve deri në 100 milionë euro për ato investime që do të marrin statusin “investitor strategjik me procedurë të veçantë”, dhe t'i japin më shumë rol në vendimmarje ministrive të linjës për të përgatitur studimet dhe kontratat.
Por propozimet e tij u rrëzuan edhe nga Këshilli i Ministrave, i cili me anë të një dokumenti të emërtuar “dhënie mendimi” dha dakordësi vetëm për shtyrjen e afatit.
Edhe vetë nismëtari pranoi të hënën propozimin e kolegëve socialistë për të votuar vetëm shtyrjen e afatit dhe afrimin e tij deri në fundin e këtij viti dhe shtoi se edhe ai shihte të rëndësishme hartimin sa më parë të ligjit të ri për investimet.
Por, opozita e kundërshtoi shtyrjen e afatit duke rikthyer kritikat që kanë shoqëruar zbatimin e këtij ligji ndër vite.
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj e quajti ligjin “klientelist” dhe “korruptiv”. “Ligj me 40 emra bashkëngjitur”- tha ai, duke iu referuar numrit të investitorëve strategjikë të miratuar nga 2016 deri tani.
“Ia shtyni jetën një regjimi juridik të cilin as ju nuk e besoni më”- shtoi Alibeaj.
Ligji i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.
Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë' qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera./BIRN
klotilda bushka
Politike
4 March 2024, 22:23
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditën e sotme në mediat greke u publikua një artikull, ku sulmohej gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ësht...
Politike
4 March 2024, 21:33
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Blendi Fevziu ka folur edhe për disa aludime, se Samir Mane mund të jetë kandidati i opozitës për krye...
Politike
4 March 2024, 21:02
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Edona Bilali, deputetja e Partisë Socialiste ka rënë në sy ditën e sotme në fjalën e saj n&...
Politike
4 March 2024, 19:15
h.k
TIRANË-Baza e Kuçovës/ Berisha: Pa anëtarësimin që i bëmë Shqipërisë në NATO, dita e sotme nuk do vin...
Politike
4 March 2024, 18:22
I.A
Asllan Dogjani
KUÇOVË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka denoncuar sot se Protokolli i ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetë...
Politike
4 March 2024, 17:30
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duket se kanë gjetur gjuhën e bashëpuni...
Politike
4 March 2024, 17:27
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Një moment pikant është kapur nga kamerat gjatë seancës së sotme plenare. Në nisje t&e...
Politike
4 March 2024, 17:17
I.A
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka vendosur një rekord të ri ditën e sotme në seancë plenare. Gjatë seanc...
Politike
4 March 2024, 17:15
I.A
TIRANË-Deputeti demokrat Flamur Noka i ka ndërprer fjalën kolegut socialist Vullnet Sinaj. Teksa Sinaj mori fjalën nga kryetarja e Kuvendi...
Politike
4 March 2024, 17:11
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare e sotme ka nisur me tensione të shumta. Që në nisje të seancës, deputetët e Opozit&e...