21 November 2022, 16:14
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane dhe anëtari i Komisionit Zgjedhor Fatmir Mediu ka depozituar një projekt-ligj në Kuvend duke kërkuar që të rikthejë koalicionet parazgjedhore. Duke qenë se për tre javë Komisioni Zgjedhor nuk është mbledhur Mediu ka nis propozimet përmes nismave ligjore për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në projektligj po ashtu thuhet se heqja e koalicioneve parazgjedhore ishte një mekanizëm për të dëmtuar Opozitën.
“Dy ose me shume parti politike te riregjistruara si subjekte zgjedhore ne KQZ, sipas nenit 64 te këtij Kodi, mund te regjistrohen ne KQZ si koalicion zgjedhor ne shkalle vendi jo me vone se 60 dite përpara datës se zgjedhjeve, duke paraqitur marrëveshjen përkatëse te koalicionit. Marrëveshja duhet te përcaktoje nëse partitë përbërëse te koalicionit do te paraqiten ne votimin proporcional veçmas ne fletën e votimit ose nëse koalicioni do të paraqitet si subjekt i vetëm,” thuhet në projektligj.
Në këtë projektligj është reflektuar edhe hapja e plotë të listave zgjedhore, ku mandatet të shpërndahen në bazë të votave preferenciale.
“Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të listës shumëemërorë, bazuar ne procedurat dhe kriteret e mëposhtme: Kandidatet e listës shumëemërorë te subjektit zgjedhor, rirenditen në bazë të numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri me i larte i votave. Kur numri i votave është i barabarte, renditja përcaktohet me short. Ne fillim përfitojnë mandat kandidatet qe kane marre numrin me te larte te votave parapëlqyese. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati më me pak vota ne shpërndarjen ne nivel zone zgjedhore e me pas ne rang vendi, i përket gjinisë me pak te përfaqësuar”, thuhet në projektligj.
fatmir mediu komisionit zgjedhor
Politike
21 November 2022, 15:57
e.k
Sali Berisha
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përgëzuar ushtarët të cilët ndodhën në zo...
Politike
21 November 2022, 16:03
k.m.
Edi Rama
Më 29 shtator, kryeministri Edi Rama shfaqi në video live në faqen e tij në Facebook një dosje të verdhë, p&eu...
Politike
21 November 2022, 15:42
e.k
Sali Berisha
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në fshatin Obot të Shkodrës ku...
Politike
21 November 2022, 15:17
k.m.
TIRANË- Ardian Çapja, i akuzuar për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirit ka dhënë sot shpjegime...
Politike
21 November 2022, 15:19
e.k
Gerta Bardeli
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte ditën e sotme në një vizitë në familjen e t&eum...
Politike
21 November 2022, 15:06
A.B
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë mortore rë familjes Rushaj në Shkod&eum...
Politike
21 November 2022, 14:43
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka dorëzuar kërkesë kryetares së Kuvendit pë...
Politike
21 November 2022, 14:25
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se përmbytjet në Shkodër janë kryer nga dora e kri...
Politike
21 November 2022, 14:25
A.B
Ambasadorja
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas viktimave nga përmbytjet në vend. Përmes nj&eu...
Politike
21 November 2022, 14:18
I.A
Niko Peleshi
SHKODËR- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka kthyer përgjigje të parit të Shkodrës Bardh Spahia, i cili dit&e...