30 January 2023, 22:19
Nga k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk rrezikohet nga drejtësia e SHBA. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Open”, Klodiana Lala ka komentuar çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal tha se Rama mund të përballet me përgjegjësi penale vetëm në rast të hapjes së një hetimi nga Prokuroria në Shqipëri.
Ndër të tjera, Klodiana Lala tha se drejtësia shqiptare ka shumë indicie se ku mund të bazohet, duke përmendur se mund të merret dëshmia e Agron Nezës në SHBA dhe ajo e Dorian Duçkës ndër të tjera.
"Deri tani SPAK nuk ka pranuar nisjen e një hetimi. Ne kujtojmë raste të tjera ku prokuroria ka nisur hetime pas shkrimeve në revista apo gazeta. Unë e kam lexuar aktakuzën dhe Rama përmendet 14 herë. Kjo histori nuk është amerikane por i përket prokurorisë shqiptare. Duhet të hetohet se kush pagoi paratë për McGonigal, nga dolën ato. Kë takoi ai që ne nuk e dimë, përveç Ramës, Gjiknurit dhe 2 kryebashkiakëve. Sot Rama ka një detyrim të madh moral dhe politik, të dalë e të sqarojë këtë çështje. Që kur është hapur historia e Mother Jones, një në 5 fjalët e tij kanë qenë rublat ruse dhe sot i del emri në një histori që ka nisur nga rublat. Kush i pagoi paratë që erdhi McGonigal në Shqipëri? Nëse është vetëm 1 lek është rast i pastër korruptiv. Momenti i dytë është në lidhje me koncesionin e kompanisë së naftës. Agron Nezës mund t’i merret dëshmia që ka dhënë me letër porosi, mund të merret dëshmia e Dorian Duçkës,"-tha Lala.
klodiana lala charles mcgonigal
Politike
30 January 2023, 22:24
k.m.
Besar Likmeta
Çështja “McGonigal” është kthyer në temë të diskutimeve dhe debateve të fundit në ...
Politike
30 January 2023, 21:17
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigati Artan Hoxha ka zbuluar se kush është politikani dhe biznesmeni që shfaqej në dosjen e FBI...
Politike
30 January 2023, 21:15
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaron se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal ka ma...
Politike
30 January 2023, 21:10
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë nesër me urgjencë Kryesinë për të diskutuar lidhur me skan...
Politike
30 January 2023, 21:03
A.B
Dashamir Shehu
TIRANË- Deputeti Dashamir Shehu aludon se ish-agjenti i FBI-së, Charles Mcgonigal, mund të ketë pasur lidhje dhe me part...
Politike
30 January 2023, 20:34
A.B
Komision
TIRANË- Ditën e sotme u diskutua në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, p...
Politike
30 January 2023, 19:37
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ishte ditën e sotme në Vorë, aty ku mori pjesë në një ceremoni për ...
Politike
30 January 2023, 19:22
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në takimin e demokratëve në...
Politike
30 January 2023, 19:01
k.m.
Pamje nga Komisioni
TIRANË- Debate për Butrintin dhe jo vetëm kanë ndodhur në Komisionin për Edukimin, në mbledhjen e so...
Politike
30 January 2023, 18:53
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar të dhënat e raportit të fundit të Bankës...