9 January 2026, 09:25
Nga D.S
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se qeveria ka vënë në dispozicion mbi 50 milionë euro për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në vend, nga të cilat rreth 30 milionë euro janë të parashikuara në programin e Emergjencave Civile.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, Ministri Malaj sqaroi se këto fonde përfshijnë shpenzime kapitale dhe financime për objekte apo projekte që lidhen drejtpërdrejt me parandalimin e fatkeqësive natyrore.
Sipas Malajt, rreth 15 milionë euro janë alokuar për projekte parandaluese. Ai gjithashtu shtoi se, është planifikuar edhe një fond i kushtëzuar prej rreth 10 milionë eurosh, i cili do të menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në hartën e riskut.
“Në programin e emergjencave civile kemi parashikuar 30 milionë euro, që janë shpenzime kapitale për programin e emergjencave civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve dhe projekte, të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar për këtë program është 15 milionë euro. Kemi planifikuar fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që është rreth 10 milionë euro, menaxhohet nga Mbrojtja.
Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, në vlerën 25 milionë euro, e cila do vendoset në dispozicion në varësi të vlerësimeve që do të bëhen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Kemi fondin për digat dhe rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Në total, nëse do të bënim një vlerësim të fondeve që kemi në dispozicion vlera shkon mbi 50 milionë euro, që janë të disponueshme për situatën e krijuar aktualisht”, tha ai/Dosja.al
ministri i financave
Politike
9 January 2026, 09:25
D.S
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro deklaroi se 54 shkolla kanë ndërprerë sot procesin mës...
Politike
9 January 2026, 09:18
D.S
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha se gjatë këyre ditëve të vështira,&n...
Politike
9 January 2026, 09:14
D.S
Pirro Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes ,Pirro Vengu u shpreh se janë të angazhuar 502 forca në terren lidhur me situatën...
Politike
9 January 2026, 09:05
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku ka folur në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të E...
Politike
9 January 2026, 08:34
D.S
Edi RAMA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të dhënë...
Politike
9 January 2026, 07:47
D.S
Edi Rama
TIRANË- Sot në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komit...
Politike
8 January 2026, 23:50
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta, për projektin 'Smart City' duke publikuar d...
Politike
8 January 2026, 23:43
I.A
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vënë në pikëpyetje mos hetimin nga SPAK të rrëmbimit të Daniel Shimë...
Politike
8 January 2026, 23:40
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të sht...
Politike
8 January 2026, 23:37
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me sagën e denoncimeve, këtë radhë është ndalur në...