16 July 2022, 21:07
Nga k.m.
Eriselda Sefa, Taulant Balla dhe Erion Braçe
LUSHNJE- Duket se mes socialistëve në Lushnje ka nisur përplasja. Një informacion i mbërritur në adresën e gazetarëve të Syri Televizion, tregon se deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është "përjashtuar" nga takimet me strukturat e kësaj partie në bashkinë e Lushnjes. Në grupin e What’sApp, Erion Braçe ka dërguar një mesazh ku shpreh pakënaqësinë e tij se është përjashtuar nga takimi me anëtarët ku është bërë prezantimi i kreut të ri të socialistëve të Lushnjes.
“Askush nuk më njoftoi për mbledhjen ku qenka prezantuar kryetari i PS. E kuptoj arsyen, unë isha kundër kandidaturës së ktij kryetari që u emërua sot. Patjetër për shkak të tij, mospërmbushjes së kriterit të arsimit, ky është pa arsim të lartë, disponon diplomën e një universiteti të mbyllur nga qeveria për shitje diplomash. Ky banon në Tiranë në një lagje me mua, 200 metër me tutje. Ky gënjen për arsimin, gënjen për vendbanimin. Unë mendova që Lushnja ka potencial intelektual kontribuitiv në PS shumë herë më shumë se ky kandidat. Ky emër u caktua kryetar duke mos përmbushur kritetert por edhe përmes vetos së drejtuesit politik për emërimin e tij, pa mbështetjen e kërkujt në atë mbledhje, madje nën dyshime të mëdha, përfshirë edhe kryetarin e partisë,”-pretendohet se ka shkruar Erion Braçe në grup, ku ndodhen edhe socialistët e tjerë.
Ergest Krakulli është personi i emëruar në krye të PS në Lushnje dhe i kundërshtuar nga Erion Braçe, edhe pse nuk e përmend me emër. Ndërsa figura e Krakullit është mbështetur nga Taulant Balla.
Pas publikimit të lajmit nga “Syri”, Dosja.al kontaktoi me deputetin e PS-së, Braçe por në komunikimin me mesazhe, ai as nuk e pohoi, as nuk e mohoi lajmin.
“Mes meje dhe Partisë Socialiste nuk ka probleme,”-zgjodhi që të thotë socialisti pa shtuar komente të tjera lidhur me çfarë ka ndodhur.
Në të njëjtin artikull, “Syri” shkruan se Ergest Krakulli, i emëruar në krye të PS në Lushnje dhe i kundërshtuar nga Erion Braçe, është baxhanak i Edmond Begos, i akuzuar si ish-anëtar i bandës së Lushnjes dhe mik i ngushtë i Taulant Ballës.
eriselda sefa taulant balla erion braçe
Politike
16 July 2022, 20:32
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar kalimin e propozimit francez në Ku...
Politike
16 July 2022, 19:41
k.m.
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu komentoi akuzat për mungesë ilaçesh në spi...
Politike
16 July 2022, 19:37
k.m.
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar strategjinë e qeverisë për të mo...
Politike
16 July 2022, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë nego...
Politike
16 July 2022, 15:43
k.m.
Antony Blinken
SHBA- Vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, e ka përshëndetur edhe sekretari i DA...
Politike
16 July 2022, 15:23
k.m.
Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi
SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e brendshë...
Politike
16 July 2022, 15:21
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur votimin PRO në par...
Politike
16 July 2022, 15:20
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veri...
Politike
16 July 2022, 15:14
k.m.
Foto ilustruese
SHKUP- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kaloi sot me 68 vota propozimin francez që hap rrugë për mbajtjen e konferen...
Politike
16 July 2022, 15:06
k.m.
Bujar Osmani
SHKUP- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka përshëndetur votimin pro propozimit francez në...