18 October 2022, 19:58
Nga e.k
Edi Rama
PËRMET- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Përmeti ku po zhvilloi takime me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm u ndal tek kriza energjetike. Rama tha se qeveria po vepron si mburojë që qytetarët mos ta paguajnë të gjithë konsumin teksa ndau dhe një bisedë me një mikun e tij në Londër.
Ai tregoi se një mik i tij që jeton Në Londër, i ka shkruar se nga fatura prej 100 paundsh që paguanin më parë për energjinë elektrike, tashmë fatura ka shkuar në 400 paund. Sipas tij, familjet shqiptare po paguajnë më pak sesa konsumojnë, për shkak të subvencionimit nga buxheti i shtetit.
Edi Rama: Me vjen mirë që nuk është rritur asnjë qindarkë për familjet dhe biznesin e vogël për energjinë. Por ai konsum kushton shumë herë më tepër sesa familjet dhe bizneset paguajnë. Atë e mbulojmë ne, E mbulon buxheti i shtetit, përgjegjësia jonë karshi njerëzve. Nga ana tjetër, nuk diskutohet që mbështetja financiare e bërë, duke nisur nga pensionistët, me rritje 10%, për t’ju lehtësuar peshën e rëndë të të pasurit një hije në kurriz. Ama nga ana tjetër, jo vetëm pensionistët por për te gjithë pa përjashtim. Me buxhetin e ri do të kemi të tjera masa që të qëndrojmë pranë të gjithëve që në mënyrë solidare dhe transparente, të ndajmë mes gjithë anëtarëve të kësaj familje të madhe atë që është në dispozicion, duke garantuar një shpërndarje të ardhurave sa më të drejtë. Do mbështesim familjet duke mos ua faturuar çmimin e energjisë. Familje në vende më të zhvilluara po hyjnë në depresion. Atje ka paga më të larta, por edhe energjia është me e lartë. Më shkruante një mik nga Londra, po më thoshte nga 100, ka shkuar 400 paund vetëm fatura për energjinë elektrike dhe ngrohjen. Ne do e mbajmë me një mburojë financiare, aty ku ishte para se të fillonte kjo flamë. Do bëjmë çmosh që rritjen e pagave ta vazhdojmë që të stimulojmë sa më shumë, jo vetëm njerëzit që punojnë në publik, por edhe ata në privat. Do e rrisim sërish edhe pagën minimale. Duam që të vazhdojmë punët, siç bëmë edhe në pandemi.
edi rama
Politike
18 October 2022, 19:26
Unë vlerësoj shumë përpjekjet e sindikatës tuaj për të mbrojtur interesat tuaja. U bëj thirrje mjekëve, të f...
Politike
18 October 2022, 19:21
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama do t'i bëhet vettingu i pasurive të t...
Politike
18 October 2022, 19:18
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një injorant kryeministrin Edi Rama. Në një takim që zhvilloi k&e...
Politike
18 October 2022, 19:15
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e protestave të fuqishme. Nga një takim që zhvilloi k&e...
Politike
18 October 2022, 19:12
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar protestën e pedagogëve. I pranishëm në një takim me ta, Berisha ...
Politike
18 October 2022, 18:45
e.k
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pati një "përplasje" me gazetarët gjatë fjalës së mbajtur jasht...
Politike
18 October 2022, 18:40
k.m e.k
TIRANË- Deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk dha shumë detaje nga takimi i tij me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokra...
Politike
18 October 2022, 18:35
k.m e.k
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se nevoja është që PD të dalë me nj&e...
Politike
18 October 2022, 18:28
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike që sot kërkoi që shqiptarët t&eu...
Politike
18 October 2022, 18:06
e.k
Ditmir Bushati dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar sot me ish-ministrin e Jashtëm të...