25 June 2026, 22:15
Nga D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur me ironi protestuesit Klajdi Bello, i cili kërkoi shfuqizimin e ligjit për shitjen e tokës bujqësore te shtetasit e huaj.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka cituar vargje të Gjergj Fishtës për të goditur atë që e quan "padija dhe krenija" e protestuesve.
Kryeministri theksoi se ligji në fjalë është pjesë e paketës së negociatave me BE-në dhe garanton parimin e reciprocitetit, duke ironizuar pretendimet e Bellos për rrezikimin e territorit nga "pushtuesit".
Postimi i plotë:
"PO NUK BAN KURR HAJËR SHQIPNIJA, N’SE PADIJA DHE KRENIJA DO TË SHKOJNË NJIT SI TRUPI E HIJA, SHKROI GJERGJ FISHTA
Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan:
“…Këta gjakprishur, vijojnë me projekt ligje që vendosin në shitje tokën e shqiptarëve për pushtuesit shqipfolës e të huaj, duke cënuar drejtpërsëdrejti territorialitetin dhe Sovranitetin Kombëtar.
Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të kaloj ky ligj antikombëtar, përndryshe përshkallëzim, deri në mos bindje civile.
Sot edhe më shumë.
Deri në frymën e fundit…”
Në fakt, ky është një nga projekt-ligjet e procesit të negociatave, i cili siç mund ta lexoni hyn në fuqi 7 vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t’u shitet pushtuesve europianë në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga pushtuesit shqiptarë në Europë, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do jetë e vogël sa Shqipëria.", shkruan Rama./Dosja.al
edi rama protesta
Politike
25 June 2026, 21:32
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Në protestën e radhës, protestuesit shfaqën një video në murin e Kryeministrisë, k...
Politike
25 June 2026, 20:43
D.S
Rama- Rutte
SHBA- Vendi ynë, i cili u raportua se do të pres samitin e NATO-së në vitin 2027, rrezikon që të mos plotë...
Politike
25 June 2026, 18:23
D.S
TIRANË- Në sfondin e protestave të vazhdueshme, kritikat e Parlamentit Evropian këtë muaj ndaj qëndrimit të Shqipë...
Politike
25 June 2026, 17:33
D.S
KOSOVË- Teksa Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, një tjetër zhvil...
Politike
25 June 2026, 17:00
E.d
Pamje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale të disa turistëve të cilët kanë marr&...
Politike
25 June 2026, 16:33
D.S
Rama- Koçeku
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar pas ndryshimit në profilin e llogaris...
Politike
25 June 2026, 15:37
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërmarrë një ndryshim të pazakontë në profilin e...
Politike
25 June 2026, 15:27
E.d
Igballe Huduti
TIRANË- Igballe Berisha Huduti, për të cilën Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, nxo...
Politike
25 June 2026, 15:22
E.d
Pamje
KAMËZ- Në zonën e Valiasit, bashkia Kamëz, po punohet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik. N&eum...
Politike
25 June 2026, 12:52
I.A
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vijon hetimet në kuadër të një procedimi për pastrim parash dhe veprimtari të...