LIVE UPDATES
Politike

“Kutia e Pandorës në Himarë” në duart e Fredi Belerit, Berisha: I burgosuri politik, “dhëmbë për dhëmbë” nga qelia me mafien qeveritare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ka shpërndarë denoncimin e qytetarit digjital, shpjegon arsyen përse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri mbetet ende në burg.

22 July 2023, 18:27 Nga m.s
“Kutia e Pandorës në Himarë” në duart e Fredi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ka shpërndarë denoncimin e qytetarit digjital, shpjegon arsyen përse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri mbetet ende në burg. Sipas tij, Beleri ka hapur "Kutinë e Pandorës" në Himarë, ku zyrtarë të lartë, ministra, deputetë të Rilindjes kanë ndërtuar pa ndërpreje dhjetra objekte.

Kryedemokrati Berisha, tregon se i burgosuri politik Fredi Beleri, po lufton me mafien qeveritare që po ‘gllabëron’ Himarën. Duke iu referuar mesazhit të qytetarit digjital, aty thuhet se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, midis muajve prill dhe qershor, në Himarë janë lejuar të hapeshin dhe gërmoheshin me dhjetëra sheshe ndërtimi. Po kështu janë ndërtuar pa leje dhe në kundershtim me ligjin, nën sytë e pushtetit vendor, objekte të shumta duke shkëmbyer keto vota dhe influencen e abuzuesve dhe ndërtuesve.

Postimi i plotë i Berishës

Fredi Beleri, i burgosuri politik dhëmbë për dhëmbë nga qelia me mafien qeveritare që po kafshon Himarën.

Të dashur miq, ndërkohë që Fredi Beleri mbahet në burg si i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmbë për dhëmbë me mafien qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën. Kjo mafie e rrezikshme që ka në linje të parë bandit me uniformë, zyrtarë lokalë të partisë së krimit dhe drogës, prapa të cilëve fshihen zyrtarë të lartë ministra, deputetë të sektit të rilindjes është vërsulur në kodrat dhe zonat me piktoreske të Himarës dhe ndërton pandërpreje dhjetra e dhjetra vila, motele, hotele. Qytetari dixhital i denoncon batërdinë që mafia qeveritare po bën në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë pse Edi Rama mban Fredi Belerin të burgosur politik.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! #sb

Arestimi i Fredi Belerit duket se ka hapur Kutine e Pandores ne Himare. Kodra e Argjileo dhe kodra mbi Gjirin e Llamanit jane nje nga bukurite me te medha te rivieres Shqiptare te perfshira papritur ne nje vale ndertimesh pa leje dhe germimesh ne pjeset me te bukura dhe panoramike te tyre.

Keto vende jane kthyer sebashku me Kodren e Trimave te denoncuar dite me pare, ne vendet simbol te abuzimit te pushtetareve vendore dhe policeve te korruptuar qe kane aty vilat dhe hotelet e tyre luksoze .

Vet Kryetari i ri mandatuar i Bashkise Himare, z. Beleri , nga paraburgimi ka paralajmeruar nisjen e nje sere denoncimesh publike dhe ne organet e drejtesise te fenomenit te kthyer papritmas ne masiv te ndertimeve pa leje te lejuara ne menyre klienteliste nga ish zyrtaret e Bashkise Himare dhe ish kryetari i saj Jorgo Goro duke premtuar se do te dorezoje ne SPAK nje kallezim penal te detajuar me emrat konkrete dhe objektet pa leje te ndertuara ne vite.

Ndryshe nga sa ka promovuar qeveria qendrore ne Tirane dhe vet Kryeministri Rama per ruajtjen e natyres dhe pasurive te tilla nga fenomeni i ndertimeve pa leje dhe abuzimet me pronat e Shtetit apo privateve, duket se ne Himare keto fjale kane rene ne vesh te shurdhet .

z.Rama qe eshte kujdesur shpesh edhe per pastrimin e qytetit te Himares , duket se kete here i ka shkare nga duart situata e krijuar , apo me keq , duket se i ka munguar informacioni per gjendjen e territorit dhe abuzimet e kryera.

Bukurite e lakmueshme te vendit , kane rene me sa duket eskluzivisht ne dore te nje numeri personash ne pjesen me te madhe jo banore autoktone te Himares apo me keq , funksionare ne detyre te administrates se Bashkise Himare apo oficere policie me grada dhe drejtues te saj prapa te cilve qendrojne qeveritar dhe vfamiljare te tyre.

Nga pamjet filmike dhe fotot e dhena nga burime informacioni nga brenda Bashkise Himare rezulton se gjate fushates elektorale per zgjedhjet vendore midis muajve prill dhe qershor ne Himare jane hapur dhe lejuar te hapeshin dhe germoheshin me dhjetera sheshe ndertimi .

Jane ndertuar pa leje dhe ne kundershtim me ligjin , nen syte e pushtetit vendor te etur mesa duket per vota, objekte te shumta duke shkembyer me sa kuptohet keto vota dhe influencen e abuzuesve dhe ndertuesve pa leje me ” mbylljen e syve “ nga kjo Bashki dhe Kryetari Jorgo Goro qe garoi praktikisht per heren e 4-t ne Himare po pa sukses .

Trashegimia e tij politike duket se rrezikon te shkermoqet nen hijen e skandaleve qe e implikojne haptazi dhe ne menyre logjike me kete abuzim gjigand me pronat e komunitetit qe nuk e votoi dhe e braktisi sidomos ne qytetin e Himares ne menyre masive .

Ky fenomen qe lidhet me zaptimin e pronave dhe fenomeni i ndertimeve pa leje ne te cilat jane perfshire drejteperdrejte funksionare publike , anetare te administrates se Bashkise dhe oficere dhe drejtues te Policise se Shtetit ka qene ndoshta nje nga mekanizmat kyc te shperndarjes se favoreve dhe perfitimit te votave ne cdo zgjedhje nga ish kryebashkiaku socialist Jorgo Goro qe rrezikon tani me ikjen e tij nga drejtimi i bashkise tere kasten qe e mbeshteti ne cdo zgjedhje .

Nen syte e tij , me alencat e tij , me mosveprimin e tij dhe vartesve te tij te drejteperdrejte , Policia Bashkiake e Himares , INUV , Policia e Shtetit ne Himare dhe njerez me lidhje politike apo funksionare te larte te partise Socialiste te Himares kane bere ne vitet e fundit nje nga maskrat mjedisore dhe vjedhjet me te medha te hapesirave publike dhe private ne Himare duke betonizuar dhe ndertuar jashte cdo kriteri pjeset me te bukura te Himares.

Ky rreth i ngushte personash duket se kane patur pergjate nje dekade eskluzivitetin e vjedhjes dhe eskluzivitetin e transaksioneve te pasurive te formuara mbi keto prona te vjedhura .

Haptazi nje pjese e tyre jane me dokumentacion te falsifikuar ose te legalizuara ne kundershtim me aktet nenligjore nepermjet procedurave te vecanta dhe favorizuese nga ASHK Vlore ku lidhjet trasversale mes atyre qe ndertojne pa leje dhe qe punojne aty jane te provuara .

Sikurse duket nga pamjet filmike dhe fotot e identifikuara tashme , rezulton se vetem ne kodren perballe qytetit te Himares –“Argjileo “ shtetasit Taulant Dedaj punonjes i Bashkise Himare , Erjon Zenelaj punonjes prej 10 vitesh i INUV Himare , Ilir Kadena , komandant i postes kufitare Himare , Renato Hodaj punonjes i IKMT Himare , Kozma Kote me banim ne ishullin Rodos ne Greqi i dencuar vite me pare edhe nga ish kryeministri Berisha per lidhjet e tij mafioze me Klement Balilin , LL.Rapo , Andi Taullaj punonjes i ASHK Vlore babai i te cilit eshte edhe punonjes i SHISH , Viktor Gogaj ish shef i Komisariatit Himare , si edhe nje shef tjeter i komisariatit te policise Himare kane ndertuar pa leje shtepi dhe hotele ne nje nga zonat me te bukura dhe piktoreske te Himares duke tjetersuar pejsazhin me ndertesa banale betoni dhe duke hapur rruge ne shkemb jashte cdo kriteri .

Perfshirja e drejteperdrejte e oficereve te Policise se Shtetit ne Himare ne ndertimet pa leje dhe vjedhjen e pronave publike si edhe bashkepunimi i ngushte i ketyre segmenteve te policise me Bashkine Himare vitet e fundit duket se po fakton ate qe perflitet cdo dite e me qarte ne tere krahinen se nje “klani” te caktuar ne Policine e Shtetit , ish Kryetarit te Bashkise Himare Jorgo Goro dhe njerezve te afert rreth tij u interesonte me patjeter asgjesimi politik dhe nxjerrja nga gara e Fredi Beleri, i njohur per kurajon e tij politike ne dencimin e problemit te pronave ne Himare ku nga abuzimet e pushtetit vendor, dhjetera himarjote dhe familje autoktone te Himares kane humbur ose u jane cenuar te drejtat e tyre te pronesise .

Vilat e stermedha dhe shtepite e dyta apo te treta te pa mundura te behen me pune te ndershme jane tallja me e madhe qe i behet komunitetit te pronareve Himarjote qe kane vite qe kerkojne pronat stergjyshore dyerve te Shtetit Shqiptar apo gjykatave pa sukses.

Burgosja e Fredi Belerit me sa duket nga seria e provave qe kane filluar te dalin jo vetem qe rezultoi e kote, porse atij nga qelia ku ndodhet dhe nen trysnine e nje dosje te montuar me qellim dhe perplot me prova te falsifikuara , nuk ka se kush ti “mbaje doren “ per te denoncuar pa pushim ne organet e drejtesise dhe organizmat nderkombetare lumin e madh te abuzimeve te nje dekade ne Himare .

I burgosuri politik i Himares i perkrahur edhe me rezolute te posacme nga Keshilli i Europes qe e njohu de facto si Kryetarin e Bashkise Himare po fillon tu shkaktoje dhimbje koke ish pushtetareve te Himares dhe hajduteve qe llogariten gabim ne 12 maj!

 

sali berisha fredi beleri

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes