18 June 2026, 20:14
Nga D.S

TIRANË- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me miratimin e Amnistisë Penale në Kuvend.
Lamallari e ka vlerësuar atë si një mundësi të dytë për shumë familje shqiptare dhe një qasje që përqafon vlerat evropiane të riintegrimit.
Sipas Lamallarit, ky vendim reflekton vizionin e qeverisë për një politikë penale moderne, në përputhje me angazhimin e vendit për t'u integruar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030. Akti, u miratua me 84 vota pro nga mazhoranca në mungesë të opozitës.
“Miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë i amnistisë penale në vijim të hartimit dhe miratimit të saj në Këshillin e Ministrave në muajin janar të këtij viti është një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shumë familje shqiptare, të cilat do të kenë pranë tyre njerëzit e dashur, përfshi kryefamiljarë, gra dhe të mitur, të cilët nga ky moment kanë nevojë më shumë për pranimin dhe mbështetjen nga shoqëria, pa gjykim dhe stigmatizim.
Amnistia buron nga humanizmi dhe besimi i shoqërisë dhe institucioneve tek forca e ringritjes dhe kontributit të individit mbi një mundësi të dytë dhe jo ndëshkimit apo stigmatizimit të tij, e cila mishërohet përmes vullnetit të qeverisë shqiptare e udhëhequr nga vizioni për një politikë penale e cila duhet të shkëputet nga e shkuara me një natyrë thelbësisht represive dhe të përqafojë mendësinë dhe vlerat evropiane në një rrugëtim pa kthim të integrimit të vendit, qytetarëve dhe institucioneve shqiptare në gjirin e Evropës së bashkuar brenda 2030”, shkroi Lamallari në rrjete sociale./Dosja.al
besfort lamallari kuvend amnistia penale
Politike
18 June 2026, 20:07
D.S
TIRANË- Kuvendi miratoi ditën e sotme me 84 vota pro, 0 kundër apo abstenim, paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor të propozuar ...
Politike
18 June 2026, 18:59
D.S
Gazetarja, Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama, është përplasur me gazetaren e CNN, Eleni Giokos, gjatë Forumit Botëror "Future...
Politike
18 June 2026, 19:01
D.S
TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga tensione këtë pasdite, ku Kryeparlamentari Niko Peleshi ka përjashtuar deputetin A...
Politike
18 June 2026, 18:56
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, nga e cila do të p&e...
Politike
18 June 2026, 18:50
D.S
TIRANË- Ka rinisur seanca plenare e ditës së sotme në Parlamentin e Shqipërisë.
Deputetëve i është bashkuar edhe...
Politike
18 June 2026, 18:51
E.d
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama tha se vendi ndodhet në një moment kur mund të ketë investimin më të madh në ...
Politike
18 June 2026, 18:35
E.d
Edi Rama
ITALI- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se Shqipëria është mike e mirë me të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme, p...
Politike
18 June 2026, 18:35
D.S
kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë seancën për votimin e projektligjit për Amnistin&...
Politike
18 June 2026, 18:13
e,d
Arben Ahmetaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur ditën e sotme vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetaj dhe ka kthyer...
Politike
18 June 2026, 18:01
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e shtunë, në o...