LIVE UPDATES
Politike

A është blerë toka tashmë nga investitorët?/ Pyetja e gazetares së CNN acaron Ramën: Fakti që je greke... Keni nevojë për pastrim reputacioni (VIDEO)

Gjatë diskutimit, kreu i qeverisë e akuzoi CNN për njëanshmëri dhe iu referua origjinës greke të gazetares për të vënë në pikëpyetje qasjen e saj ndaj pyetjeve për investimet.

18 June 2026, 18:59 Nga D.S
A është blerë toka tashmë nga investitorët?/ Pyetja e
Gazetarja, Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama, është përplasur me gazetaren e CNN, Eleni Giokos, gjatë Forumit Botëror "Future Investment Initiative", ku gazetarja po i drejtonte pyetje lidhur me protestat e fundit kundër qeverisë, si dhe mbi kundërshtitë që kanë shoqëruar projektin e zhvillimit në zonën e Zvërnecit. Teksa gazetarja e pyeti nëse toka ishte blerë tashmë nga investitorët, Rama konfirmoi se prona është private dhe se procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis vijon. Më pas Kryeministri kritikoi CNN-in, duke thënë se rrjeti televiziv nuk ka qenë objektiv në raportimin për Shqipërinë. Kreu i qeverisë i kujtoi gazetares origjinën e saj greke, duke deklaruar se fakti që ajo është greke e bën të ndihet i detyruar të mos diskutojë më tej për këtë temë. 

Përplasja vijoi edhe kur gazetarja e pyeti për shqetësimet e ngritura nga Komisioni Europian dhe protestat kundër projektit. Rama këmbënguli se shumica e qytetarëve e mbështesin investimin, ndërsa tha se reagimet kundërshtuese nuk pasqyrojnë realitetin në terren. Gjatë intervistës, Rama deklaroi me ironi se pas përfundimit të projektit do të ftojë CNN-in në inaugurim për të “shpëtuar reputacionin”.

Më pas, gazetarja reagoi menjëherë duke pyetur: “Të shpëtojmë reputacionin?”, ndërsa kryeministri përsëriti se, sipas tij, CNN ka nevojë të korrigjojë raportimet për mënyrën se si e ka trajtuar Shqipërinë. Në fund të intervistës, Rama kritikoi edhe atë që e quajti “spin” ose interpretim të qëllimshëm të deklaratave të tij, duke theksuar se problemi nuk qëndron te pyetjet e gazetarëve, por te mënyra se si paraqiten më pas përgjigjet.

Gazetarja: Faleminderit për këtë kontekst. Na mbaroi koha. Do t’ju bëj disa pyetje të shpejta, po ose jo. A është toka blerë tashmë nga investitorët? A është blerë toka tashmë nga investitorët?

Rama: Dëgjo, mos shko aty, sepse tani po më kujton që je nga CNN. Dhe më vjen keq ta them, por nga kjo kam mësuar në mënyrën e vështirë që ju nuk jeni burim objektiv. Por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos shkoj aty. Pra, po, toka është blerë nga investitorët. Po, është tokë private. Po, është duke u bërë vlerësimi i ndikimit në mjedis. Po, ende nuk ka një projekt të miratuar. Po, ende nuk ka leje ndërtimi. Po, nuk ka asgjë që duhet të shqetësojë ndonjë ambientalist që mendon drejt. Dhe po, Shqipëria do të ecë përpara. Dhe Shqipëria nuk mund të shpëtojë Europën vetëm në një gjë: nëse rrjetet sociale do të vazhdojnë të trajtohen lirshëm, Europa do të shembet nga brenda. Dhe atëherë mburojat kundër raketave dhe predhave do të jenë të pavlera, sepse nuk do ketë më asgjë për të mbrojtur.

Gazetarja: Kryeministër, shumë shpejt. Komisioni i BE-së thotë se duhet të respektohen rregullat mjedisore dhe po jep paralajmërime. Ju keni gjithashtu çështjen e protestave. Si do ta ndryshoni mesazhin që të rezonojë me protestuesit dhe të siguroheni që Komisioni Evropian të jetë në anën tuaj?

Rama: Kam një lajm për ju. Shumica e popullit shqiptar e dëshiron projektin. Vendndodhja ku do të realizohet projekti është një qytet që në shumicë të madhe e pret me padurim këtë projekt, dhe nuk ka protesta. Komuniteti ku do të zhvillohet projekti e dëshiron atë. Pra, ajo që ju shihni nuk është saktësisht ajo që po ndodh. Reagimi i fortë ekziston, e kuptoj, por kur të shuhet, dhe kur unë t’i dërgoj një ftesë shumë të veçantë CNN-it për të ardhur në inaugurim, të gjithë do të jenë të lumtur. Dhe jam i sigurt që do të jetë një mundësi e madhe për CNN të “shpëtojë reputacionin”.

Gazetarja: Të shpëtojë reputacionin?

Rama: Po, të shpëtojë reputacionin. Ju keni nevojë për pastrim reputacioni. Keni nevojë për pastrim reputacioni ndaj Shqipërisë, ndaj popullit shqiptar, dhe madje edhe ndaj zogjve. Keni nevojë për një moment pastrimi. Sepse zogjtë, ujërat, pemët dhe gjithçka do të jenë shumë më mirë se sot. Projekti synon të sjellë 25% më shumë gjelbërim se sa ka aktualisht. Sot ujërat e lagunës janë infektuese, dhe ne do të kemi një sistem krejt tjetër për t’i pastruar sërish. Siç thoni në Shtetet e Bashkuara, “të pastrojmë përsëri”, jo “ta bëjmë të madh përsëri”. Faleminderit.

Gazetarja: Faleminderit që e sqaruat të gjitha këto. Faleminderit që i sqaruat.

Rama: Jo, mendova se po falënderonit për ftesën.

Gazetarja: A po më ftoni? Nuk e di. Por dëgjoni, puna jonë është të bëjmë pyetje dhe...

Rama: Po, po, sigurisht.

Gazetarja: Dhe sigurisht përgjigjet tuaja janë gjithmonë të mirëpritura. Na mbaroi koha...

Rama: Dëgjo, problemi nuk janë pyetjet. Problemi është interpretimi (spin-i). Dhe do ta them gjithmonë këtë sepse nuk kam pasur mundësi ta them më parë. Kam qenë i ftuar në CNN, kam dhënë një intervistë. Dhe ata që mendojnë ndryshe kanë pasur kohën e tyre. Por që prezantuesja që më ftoi si i ftuar të publikojë në profilin e saj një deklaratë fyese, jo kritike, por fyese ndaj meje, është diçka e papranueshme. Prandaj mendoj se Shqipëria i detyrohet kësaj “shpirti të humbur” mundësinë të vijë, të puthë zogjtë dhe të shëlbohet. Dhe ne do ta bëjmë këtë. Faleminderit.

Gazetarja: E kuptoj që po flisni për kolegen time. Puna jonë është të bëjmë pyetje dhe ne gjithmonë e vlerësojmë kur ju përgjigjeni. Është një moment i rëndësishëm./Dosja.al

edi rama cnn

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes