7 September 2022, 12:27
Nga f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria ka vendosur zyrtarisht të diferencojë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Rama tha se kushdo që konsumon mbi 800 kë do t'i paguajë me çmimin real që kjo energji shitet në treg. Rama nuk dha shifër sesa do të jetë ky çmim dhe sesi do të bëhet përllogaritja por siguroi se rreth 90% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë fashë. Më pas, ishte ministrja Balluku që shpjegoi se kW mbi 800 do të paguhet me 42 lekë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Jemi i vetmi vend në rajon dhe Evropë që ka marrë një vendim politik për të mos prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Nëse ky është një vendim ambicioz dhe kurajoz apo një vendim i çmendur me pasoja të paparashikueshme ne besojmë se duhet ti mbrojmë konsumatorët familjarë nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo mbrojtje rezulton edhe arsyeja pse ne kemi inflacionin më të ulët në rajonin tonë dhe kemi një inflacion të ulët nga e gjithë Eurozona, sepse nuk kemi rritur çmimin e energjisë. Por sigurisht, ka një "por" shumë të madh. Nisur nga analiza e të gjithë fashave, kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kë dhe kemi një numër konsumatorësh, rreth 10% të totalit që konsumojnë mbi 800 kë, me ndriçim dekorativ, me pishina dhe gjëra. Për të cilët mendojmë se nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit, prandaj çdo kë mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumin. Vende të tjera kanë marrë masa të paimagjinueshme. Realitete surreale për 6 muaj përpara. Zvicra vendosi penalitetin e 3 viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, ashtu siç kemi parë që Gjermania fik dritat në orën 10:00 të darkës. Ne nuk kemi një plan të tillë shkurtimesh drastike apo detyrimesh të tilla. Por sigurisht që Shqipëria ka nevojë të kursejë energjinë elektrike. Ata të cilët vazhdojnë me këmbëngulje dhe nuk dëgjojnë se duke thënë se ne jemi ndryshe nga e gjithë bota, që ne kemi energji, iu them se nuk është ashtu.
edi rama energjia elektrike
Politike
8 September 2022, 09:07
f.g
TIRANE- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Paketën e Dytë të Rezistencës Sociale, që ka në fokus përballimin e situatë...
Politike
7 September 2022, 22:36
F.M
Erion Braçe dhe Fidel Ylli
TIRANË- Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli i është kundërpërgjigjur depute...
Politike
7 September 2022, 21:10
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilr Meta, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit...
Politike
7 September 2022, 20:51
e.k
Ambasada e Iranit në Tiranë
TIRANË- Pas ultimatumit të kryeministrit, Edi Rama që i la vetëm 24 orë kohë trupi dipl...
Politike
7 September 2022, 20:45
I.A
Sergio Matarella
TIRANË- Presidenti italian Sergio Matarella ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë. I shoqëruar nga ministrja it...
Politike
7 September 2022, 20:33
I.A
James Cleverly
ANGLI- Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqi...
Politike
7 September 2022, 20:07
I.A
Ambasada iraniane
ANGLI- Mediumi britanik BBC ka bërë një artikull në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ...
Politike
7 September 2022, 19:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të aku...
Politike
7 September 2022, 19:27
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Policia e Shtetit, rendi dhe siguria, janë viktimë e...
Politike
7 September 2022, 19:25
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama zbaton një ideologji droge ndërsa ...