31 August 2022, 12:21
Nga A.B
Yuri Kim dhe Gledis Nano
TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas bërjes publike nga ministri Bledi Çuçi për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. (Lajm ky i bërë me dije nga Dosja.al që dy ditë më parë). Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Ambasada e cila duket se po i del në mbrojtje, shkruan se e vlerëson punën e bërë nga Nano dhe e cilëson si partner të fortë.
POSTIMI I AMBASADËS:
I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.

Reagimi vjen pas shkarkimit zyrtar që iu bë sot drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Drejtorit aktual, Gledis Nano, iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës mes tij dhe Muhamed Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi ku ministri i Brendshëm e bëri sot përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha certifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri.
gledis nano ambasada amerikane shkarkohet gledis nano
Politike
31 August 2022, 12:12
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një "kokë turku" ish-drejtorin e Përgjithsh&...
Politike
31 August 2022, 12:00
F.M
Gjergj Ruli
TIRANË- Ish-atleti dhe trajneri i atletikës Gjergj Ruli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lërë m&eum...
Politike
31 August 2022, 11:57
A.B
Sergio Mattarella
TIRANË- Në datat 7 dhe 8 shtator, Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, do të zhvillojë një vizit&...
Politike
31 August 2022, 11:40
f.g
Mihail Gorbacov dhe Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar me rastin e ndarjes nga jeta, ish-presidentin e ...
Politike
31 August 2022, 11:46
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rikthimi i lojërave të fatit do të bëhet me të tjera rregulla. I prani...
Politike
31 August 2022, 11:26
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu drejtua ditën e sotme sportistes Luiza Gega me një këshillë. Ai i tha gjatë dë...
Politike
31 August 2022, 11:16
A.B
Tomi Frashëri
TIRANË- Drejtori i AKEP, Tomi Frashëri deklaroi ditën e sotme gjatë dëgjesës për lojërat e ...
Politike
31 August 2022, 11:13
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme gjatë dëgjesës për bastet sportive se Autoriteti i Komunik...
Politike
31 August 2022, 11:08
A.B
Zhani Cakulli
TIRANË- Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Cakulli, i pranishëm në dëgjesën publike për lojërat...
Politike
31 August 2022, 11:06
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mënyrë të prerë se nuk do të ketë legalizim e rikthim t&eum...