16 September 2022, 12:21
Nga F.M
DASH
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit e pyetur nga media boshnjake “Dnevni avaz” është shprehur se nuk dëshiron të hyjë në detaje në lidhje me emrat e përfshirë në skemën e lobimit rus, referuar lajmit të dalë nga Zëri i Amerikës.
Në një artikull, “Dnevni avaz” shkruan se DASH është shprehur se edhe pse nuk duan të hyjnë në detaje të të dhënave të inteligjencës, shprehin shqetësimin për veprimet e Rusisë.
"Ne nuk do të hyjmë në informacione specifike të inteligjencës, por kemi qenë të qartë për shqetësimet tona për aktivitetet e Rusisë për të ndikuar në procesin demokratik në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe tonin. Shqetësimi ynë për aktivitetet e Rusisë në këtë drejtim nuk ka të bëjë me një vend në mënyrë specifike, por është i një natyre globale, pasi ne vazhdojmë të përballemi me sfida të drejtuara kundër shoqërive demokratike. Punuam për ta ekspozuar ndërkohë që po e zbulonim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën për të ekspozuar përpjekjet e ndikimit keqdashës të Rusisë dhe për të ndihmuar vendet e tjera të mbrohen kundër aktiviteteve të tilla,"- thekson Departamenti i Shtetit.
Pak ditë më parë, “Zëri i Amerikës” publikoi informacionin e një zyrtari të lartë amerikan se që nga viti 2014, Rusia ka dhënë në mënyrë të fshehtë më shumë se 300 milionë dollarë për partitë politike dhe kandidatët në 24 vende të botës, përfshirë Bosnje Hercegovinën. Paratë shkuan për financimin e fushatës presidenciale të Milorad Dodik për zgjedhjet e vitit 2018.
departamenti amerikan i shtetit milorad dodik dnevni avaz
Politike
16 September 2022, 12:14
...
Politike
16 September 2022, 11:51
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi thotë se lobimi rus në PD nuk e cënon kryedemokr...
Politike
16 September 2022, 11:48
F.M
Ledina Mandia
TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të lejojnë zbatimin e VKM-së së qeverisë për konfiskimin...
Politike
16 September 2022, 11:32
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se përveç lajmit të publikuar pë...
Politike
16 September 2022, 10:37
F.M
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në Kuvend ku do t...
Politike
16 September 2022, 10:30
F.M
Këshilli i mandateve
TIRANË- Këshilli i mandateve ka shtyrë me dy javë hartimin e raportit final për ministren e Jashtme Olta...
Politike
16 September 2022, 09:46
F.M
Etjon Joka
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit ish-kandidatin p&eu...
Politike
16 September 2022, 09:41
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka rrëfyer se trajtimet që ka bërë në klinikën private në San Marino dhe ...
Politike
16 September 2022, 08:20
d.a.
Zetor
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndihma për fermerët do të vijojë me naftën falas ku vetëm në muajin...
Politike
15 September 2022, 23:14
k.m.
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e ka konfirmuar gjithashtu! Erion Veliaj ë...