LIVE UPDATES
Politike

“Ka rënë shteti o bosa, e dini apo jo”/ Masa e arrestit për kreun e SHISH, PS-PD përplasen te “Ligjet”, Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës (VIDEO)

Bylykbashi theksoi se shteti është krimbur, ndërsa kreu i institucionit më të rëndësishëm të vendit rezulton se ka lidhje me persona të krimit të organizuar. Ai u shpreh se Parlamenti duhet të mblidhet sa më parë dhe se përgjegjësia e Hysenit nuk është individuale, por edhe e Edi Ramës.

23 September 2026, 10:55 Nga E. D
“Ka rënë shteti o bosa, e dini apo jo”/ Masa e arrestit
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Goditja e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, shkaktoi debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij deklaroi se sot në rend dite në Komision duhet të ishte skandali i Vlora Hysenit.

Bylykbashi theksoi se shteti është krimbur, ndërsa kreu i institucionit më të rëndësishëm të vendit rezulton se ka lidhje me persona të krimit të organizuar. Ai u shpreh se Parlamenti duhet të mblidhet sa më parë dhe se përgjegjësia e Hysenit nuk është individuale, por edhe e Edi Ramës.

Ndërsa deputeti Saimir Korreshi ironizoi faktin se Bajram Begaj nuk ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ai iu drejtua gjithashtu mazhorancës me pyetjen nëse kishte dijeni për vendndodhjen e Bajram Begaj, duke thënë: “Bajram Begaj, dini gjë ku është?” Korreshi kritikoi edhe mënyrën se si po trajtohej reforma territoriale, duke pretenduar se vendimmarrja për të ishte bërë më herët dhe se diskutimi në Komision ishte i panevojshëm.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Ulsi Manja iu kërkoi dy anëtarëve opozitarë që t’i përmbahen rendit të ditës, pasi sipas tij projektligj i paraqitur në rend dite është më i rëndësishmi për komisionin e Ligjeve.

Pjesë nga debati:

Bylykbashi: Ju miratuat kalendarin për një proces që është qartazi në shkelje të Kushtetutës dhe thelbësisht në kundërshtim me interesin e qytetarëve. Ne nuk patëm mbledhje dje, po në rend dite sot jo vetëm në këtë komision, por në çdo komision është skandali i djeshëm zoti kryetar. Kjo reforma, që sjellin për t’ia nxirë jetën më shumë shqiptarëve ka për sfond skandalin e djeshëm. Kreu i SHISH arrestohen nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar. Pra e kuptoni sa qesharake është kjo që sillni juve. Përveç asaj që keni bërë jemi në këtë kuadër, ky shtet është i krimbur nga koka te këmbët. Ky parlament diskuton për seksin e engjëjve. Flet për gjëra të cilat, thjeshtë do t’ia bëjë më keq jetën, por ndërkohë ky parlament duhet të mblidhet dhe të thotë: ore ku është ky ekzekutiv, çfarë po ndodh në këtë vend. Si ka mundësi që krimi i organizuar në nyjet nevralgjike kryesore të shtetit. SHISH, AKSHI që bën vaki ka dhe më shumë informacion sesa SHISH për jetën e përditshme të njerëzve. Ka një impakt më të madh. Kadastra, ministritë, sistemi i prokurimit, çdo gjë, një shtet i rënë dhe them mos ja veni fajin asaj, drejtoreshës apo vetëm Ergys Agasit. Është kryeministri, ai që ka edhe konceptin e centralizimit të pushtetit, që asnjë nga ju të mos bëjë gëk. Që edhe kur të vijë ky projektligji këtu, të mos ndjeheni dhe ta votoni me kokën e ulur. Dhe ajo e djeshmja është vetëm një puçërr e sistemit që është i infektuar në të gjitha qelizat, me një emër infeksioni, Edi Rama. Kaq.

Manja: Unë mendoj që ne të ecim me rendin e ditës. Sepse nuk mendoj që ka projektligj më të rëndësishëm për komisionin tonë sesa ky i sotmi dhe nuk duhet kurrsesi që ne të ulim vlerën e kësaj mbledhje dhe këtij institucioni me veprimtarinë normale të institucioneve në një shtet demokratik. Kështu që nëse ka për procedure sugjerime për rendin e ditës, mund ta merrni fjalën, por ama, duke i qëndruar rendit.

Korreshi: Duke qenë se na njoftuat edhe ndërrimin e sallës, unë mendova se kishte ardhur Bajromi, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, se ka rënë shteti. Dhe thashë po na thërret dhe ne të ligjeve tani, në mbështetje të kësaj që po bie. Ne vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do ndajmë hartën thotë, kooperativa bujqësore të tipit të lartë apo të tipit të mesëm. Pra do ja heqim Lenës, do ja vëmë renës bashkitë e këto të tjerat. Tani ky kuvend a ka ndonjëherë prioritete kur bie siguria kombëtare, sot kush e ruan shtetin tonë. Bajrami dini gjë nga është, se duhet të ishte këtu në këtë sallë ku bëhen mbledhjet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Të tjerat janë kot tani. Ju keni vendosur, sikur do na pyesni ne juve, do na bëni mbledhje, ky është ‘zhgrrab pab’, ju se sollët në komision. Tek bashkëkryetari këtë dhe po na e sillni këtu raportin, keni marr dhe televizor atje të madh, ne sjemi për kinema këtu ore. Ka rënë shteti sot ore, o bosa, e dini ju apo jo. Ai që na mbronte nga të jashtmit dhe agjenturat është në burg se tregonte vetë dhe ai që ishte i brendshmi na çonte te krimi. Çfarë të bëjmë tanii, ne të rrimë dhe të ndajmë këtu kooperativat, po, si urdhëron.

Manja: Nëse keni ardhur të gjithë që të thoni të gjitha mendimit tuaj për atë të djeshmen, unë po ju jap kohën të gjithëve nga dy minuta dhe pastaj të fillojmë me rendin e ditë, nëse është kështu. Por problemi është që kemi një projektligj shumë të rëndësishëm që shkon përtej asaj që ka ndodhur dje dhe përtej atyre që kanë sot në dorë institucionet./Dosja.al

bylykbashi korreshi komisioni i ligjeve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin