Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mbrëmjen e kaluar, ka qenë zv/kryeministri Arben Ahmetaj i cili ka nxjerr në pah të gjithë historikun dhe marrëveshjen e qeverisë Rama dhe Timak Defence në pronësi të mikut të tij amerikano-izraelitit Ron Yeffet dhe shqiptares Arjeta Puca, të cilën e ka promovuar vetë. Ron Yeffet në këtë kompani ka 49% të aksioneve dhe Timak ka në zotërim 80% të aksioneve të KAYO.
TIRANË- Pamjet e mësipërme tregojnë ceremoninë e madhe të kryeministrit Edi Rama për të prezantuar mjetet e para ushtarake 'Made In Albania'. Në prezantim, kryeministri mblodhi aty oficerë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, efektiv policie, zyrtarë të tjerë, të cilët dëgjonin më kërshëri fjalimin e Ramës se si ushtria shqiptare brenda 2028 do të ketë të gjitha mjetet e nevojshme për të qenë në strandardin e NATO-së.
“Brenda 2028, ushtria shqiptare do t’i këtë të gjitha mjetet, të gjitha kapacitete, që nga makina më e lehtë, deri te armët më të sofistikuara. Do ketë flotë mjetesh të madhe sipas standardeve të NATO-s, për numër forcash, për kilometër për territor, do jetë e pajisur me shumëçka tjetër që ka nisur të projektohet dhe prodhohet në vend," tha Rama.
Por kjo nuk mbeti këtu. Pasi Rama e zgjeroi imagjinatën në atë ditë, duke deklaruar se mjetet ushtarake të prodhuara në Shqipëri, do t'i blejnë dhe amerikanët për ushtrinë e tyre. Madje, Rama në këtë moment përshkroi dhe një ushtar amerikan me armatime të prodhimeve 'Made In Albania'.
"Mos u çudisni të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu që do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane. Parafytyroni një ushtar të SHBA me prodhime ‘Made in Albania’. Kush do ta kishte imagjinuar sikur tua thoshin deri pak vite më parë. Kjo është Shqipëria tjetër që ne kemi ndërtuar dhe do nisë të japë të tjera lloj rendimentesh dhe të tjera lloj produktesh duke pasur këtu parasysh industrinë ushtarake”, u shpreh Rama.
Në këtë ceremoni, Rama preznatoi 40 mjete dhe tanke të prodhuara nga TIMAK Defence, ndërkohë që paralajmëroi dhe prodhimin e dronëve ajrorë apo dhe mjeteve zjarrfikës.
"Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit, në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, "Made in Albania". Ashtu si kundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”, tha Rama.
Ky spektakël ishte një mashtrim
Mbrëmjen e kaluar, ka qenë zv/kryeministri Arben Ahmetaj i cili ka nxjerr në pah të gjithë historikun dhe marrëveshjen e qeverisë Rama dhe Timak Defence në pronësi të mikut të tij amerikano-izraelitit Ron Yeffet dhe shqiptares Arjeta Puca, të cilën e ka promovuar vetë. Ron Yeffet në këtë kompani ka 49% të aksioneve dhe Timak ka në zotërim 80% të aksioneve të KAYO.
Sipas denoncimeve të Ahmetajt gjatë intervistës së tij të 5 të "Çim Peka Live", Ahmetaj u shpreh se në Shqipëri nuk prodhohen asnjë armë apo mjete 'Made In Albania'. Por në të vërtetë, armët vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen në zona konflikti.
"Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën. Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh. Ermal Raketa ka detyrim t'u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale," tha Ahmetaj.
Si po kamuflohet shitja e armëve?
Ahmetaj ka zbuluar dhe përgjimet që kanë dal nga Ron Yeffet gjatë një bisedë me dy persona të tjerë, ku tregohet dhe një plan se si shitja e armëve të mos kapet nga SHBA. Për këtë, Yeffet i ka propozuar Ramës që të hapin një 'trust' në SHBA për t'i mbyllur gojën Ambasadës Amerikane në vend.
"Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’," tha Ahmetaj.
Kapja e raketave në Itali dhe pasqyra financiare e Timak Defense
Ish-zv/kryeministri ka treguar dhe një episod të ndodhur në Itali ku janë kapur një furgon me raketa ushtarake. Sipas tij, nëse ky rast investigohet do të zbulohen shumë gjera në lidhje me shitjen e armëve nga Greqia për në Shqipëri.
Ndërkohë që ka deklaruar se Timak Defense është një kancer për buxhetin e shtetit, pasi pa pasur asnjë kapital, kanë marrë çdo muaj 3.1 milionë euro nga buxheti i shtetit shqiptar.
"Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri. Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit," tha Ahmetaj.
A u ndryshua komandanti i Forcave të Armatosura?
Ahmetaj në vazhdën e denoncimeve për shitjen e armëve, ka deklaruar se më qëllim është ndryshuar dhe komandanti i forcave tokësore.
"Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim. Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës," tha Ahmetaj.
Nga të gjitha denoncimet e ish-numrit 2 të Ramës, mbrëmjen e kaluar u zbulua qartë se si funksionon skema e trafikimit të armëve nga Afrika nëpërmjet Shqipërisë dhe në vendet e luftës. Ndërkohë që asnjë mjet ushtarak apo armë nuk prodhohen në Shqipëri, siç e reklamoi dhe vetë kryeministri, por behet fjalë për një aferë të qartë korruptive, ku është i përfshirë drejtpërdrejtë shteti shqiptar./Dosja.al
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Konferencën e Kryetarëv...
Gazment Bardhi, Niko Peleshi TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur në Konferencë...
Sofia Moreira de Sousa, Edi Rama TIRANË- Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, po zhvillon ditën ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me audiopërgjimet e publikuara nga ish-zv. ...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është ...
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale...
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta që prekin disa prej çështjeve më të diskutu...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministr...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ka një listë të gjatë të atyre janë afera d...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si po funksionon industr...