19 August 2026, 12:10
Nga E. D
protesta
TIRANË- Gazeta gjermane RND i ka kushtuar një artikull protestave në vendin tonë, që po mbahen prej rreth tre muajsh. Në artikull, RND e ka cilësuar "Revolucionin e Flamingove" si një test të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Gazeta gjermane e kritikon qeverinë për projektin prej rreth 1.4 miliardë eurosh, duke theksuar se zona është një habitat i rëndësishëm për flamingot, pelikanët dhe specie të tjera. Në artikull thuhet se është e papranueshme që qeveria e një vendi kandidat për anëtarësim në BE të ndryshojë në mënyrë të qëllimshme ligjet në favor të investitorëve të mëdhenj.
RND thekson më tej se mënyra se si trajtohen protestat do të tregojë nëse Shqipëria është e pjekur nga pikëpamja e shtetit të së drejtës për tu anëtarësuar në BE. Në fund, gazeta gjermane shkruan se ajo që Rama do të vendosë në lagunë do të formësojë të ardhmen e vendit: luks për pak veta apo një e ardhme në BE për të gjithë.
Artikulli i RND:
Një resort luksoz për dhëndrin e Trump në një deltë lumi të mbrojtur kthehet në një konflikt të madh politik në Shqipëri. Në lagunë do vendoset se sa seriozisht e merr kryeministri Edi Rama mbrojtjen e natyrës, shtetin e së drejtës dhe kursin evropian të vendit të tij.
Ende mijëra njerëz protestojnë në Shqipëri përpara selisë së kryeministrit Edi Rama kundër korrupsionit të rrënjosur thellë, “shitjes së vendit” investitorëve të huaj dhe një establishmenti që beson se ligjet mund të ndryshohen me para.
Shkak për protestat është një projekt gjigant ndërtimi me marinë jahtesh dhe kompleks hotelerie në një zonë të mbrojtur natyrore, ku flamingot, pelikanët dhe kafshë të tjera shumohen dhe pushojnë.
Shqipëria duhet të vendosë: një resort luksoz prej 1,4 miliardë eurosh me 10.000 shtretër për dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, në një nga deltat e fundit të paprekura të lumenjve në Mesdhe – apo anëtarësimin në BE.
Rama i dëshiron të dyja.
Brukseli do të bënte mirë ta bënte të qartë dhe pa ekuivok: mbrojtja e natyrës dhe shteti i së drejtës në fund vlejnë më shumë se çdo kompleks hotelerie për elitën ndërkombëtare të luksit. Kush shkatërron lagunën e flamingove, shkatërron gjithashtu rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Është e papranueshme që qeveria e një vendi kandidat për anëtarësim në BE të ndryshojë në mënyrë të qëllimshme ligjet në favor të investitorëve të mëdhenj. Aq më tepër kur krijohet përshtypja se korrupsioni nuk po luftohet, por ndoshta po favorizohet.
Protestat e flamingove janë një provë e trefishtë për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Rama duhet t’i rezistojë joshjes së miliardave. Ndryshimet në legjislacionin për mbrojtjen e natyrës duhet të tërhiqen, dhe ligji duhet të bëhet përsëri në përputhje me standardet e BE-së.
Dhe mënyra se si trajtohen demonstruesit do të tregojë nëse Shqipëria është e pjekur nga pikëpamja e shtetit të së drejtës për t’u anëtarësuar në BE. Prej kohësh nuk bëhet më fjalë vetëm për disa flamingo.
Bëhet fjalë për pakënaqësinë e madhe ndaj qeverisë, stilit të autoritar të drejtimit dhe vendimeve në favor të një elite të vogël. Shumë të rinj shqiptarë tashmë duan të largohen nga vendi. Ajo që Rama do të vendosë në lagunë do të formësojë të ardhmen e vendit: luks për pak veta apo një e ardhme në BE për të gjithë./Dosja.al
gazeta gjermane rnd protestat kunder qeverise rama
Politike
18 August 2026, 23:01
E.d
Erald Kapri dhe Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar publikisht kërcënimin që i ka ardhur ...
Politike
18 August 2026, 22:10
E.d
Avdullah Hoti
KOSOVA- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se aktualisht i gjithë procesi i themelimit të institucioneve ...
Politike
18 August 2026, 19:38
E.d
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar sot për të disk...
Politike
18 August 2026, 17:19
D.S
Kurti dhe Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur pasditen e kësaj të marte takimin e...
Politike
18 August 2026, 17:13
E.d
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, në Presidencë,
Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjat&eu...
Politike
18 August 2026, 16:18
E.d
Donika Emini, analiste politike
As zgjedhjet e reja dhe as një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i jepnin zgjidhje të...
Politike
18 August 2026, 14:50
D.S
Gëzim Topçiu
MALIQ- Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar për herë të par&e...
Politike
18 August 2026, 13:31
D.S
pd
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, ku e ka cilëzuar këtë sezon turistik si nj&...
Politike
18 August 2026, 12:50
D.S
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar dërgimin e një letre ...
Politike
18 August 2026, 11:57
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- I izoluar në qelinë e paraburgimit prej 10 shkurtit 2025 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, k...