8 October 2025, 18:44
Nga E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, kanë zhvilluar së fundimi një vizitë në Kosovë dhe në Tiranë. Qëllimi i vizitës së tyre ka të bëjë me diskutimet për marrëveshjen për të burgosurit. Belgjika ka si qëllim që të bindë dy shtetet shqiptarë për të transferuar në vendet e origjinës të dënuarit që kanë në burgjet e tyre.
Dy ministret belge gjatë takimit në Tiranë me ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, nuk kanë gjetur dakordësi për një marrëveshje të re me Shqipërinë. Konkretisht pala belge nuk mori një dritë jeshile për çuar përpara një marrëveshje të re transferimi. Bëhet me dije se pala shqiptare u ka thënë ministreve belge se transferimi i të burgosurve shqiptarë në burgjet e tyre mund të bëhet vetëm mbi bazën e marrëveshjes së vjetër që kanë dy vendet dhe që vlerësohet rast pas rasti.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat pas takimit, Ministria e Drejtësisë thotë se ministri Lamallari vlerësoi forcimin e bashkëpunimit bazuar në besimin reciprok dhe në përmbushjen e te gjitha detyrimeve në kuadër të negociatave me BE, përfshi dhe bashkëpunimin në lidhje me marrëdhëniet juridiksonale penale.
"Kënaqësi të prisja sot në takim homologen time belge, ministren Annelies Verlinden si dhe Ministrin e Azilit dhe Emigracionit në Mbretërinë e Belgjikës, Anneleen Van Bossuyt. E çmoj ketë vizitë si një moment tjetër të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të hershme miqësore midis Shqipërisë dhe Belgjikës, por edhe të nevojës për të eksploruar më tej mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët. Falënderues për mbështetjen e vijueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, si dhe për asistencën teknike në fushat e drejtësisë dhe punëve të brendshme," tha Ministria e Drejtesise./Dosja.al
belgjika anneleen van annelies verlinden
Politike
8 October 2025, 18:01
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra ...
Politike
8 October 2025, 17:06
M.L
Florian Binaj
TIRANA- Partitë politike kanë ndezur “motorët” për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen ...
Politike
8 October 2025, 16:50
M.L
Bajram Begaj
TIRANA- Partia Demokratike ka nisur sot zyrtarisht procedurat parlamentare për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republ...
Politike
8 October 2025, 16:49
E. D
Partia Demokratike
MAT- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 n...
Politike
8 October 2025, 16:47
E. D
Gjykata Kushtetuese e Kosovës
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar të mërkurën aktgjykimin e plot&e...
Politike
8 October 2025, 16:14
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat parlamentare për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republi...
Politike
8 October 2025, 16:08
M.L
Elisa Spiropali
IRLANDË E VERIUT- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur këtë t&e...
Politike
8 October 2025, 15:29
M.L
Manastirliu me qytetarët
TIRANA- Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka çelur ...
Politike
8 October 2025, 14:05
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot, përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, se të gji...
Politike
8 October 2025, 13:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e sotme për mocion ndaj Bajram Begaj. Gja...