8 October 2025, 15:29
Nga M.L
Manastirliu me qytetarët
TIRANA- Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit, me një takim në Njësinë Nr. 1 të kryeqytetit. Gjatë prezantimit, Manastirliu theksoi se fushata e saj do të zhvillohet në çdo lagje të Tiranës, duke u fokusuar te dëgjimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe përfshirja e tyre në procesin e vendimmarrjes.
“Çlirimi i hapësirave dhe kthimi i tyre për komunitetin është një nga angazhimet tona më të rëndësishme. Ky plan do të zbatohet në mënyrë kapilare në të gjitha njësitë administrative të Tiranës, duke përfshirë jo vetëm rrugët kryesore, por mbi të gjitha hapësirat brenda blloqeve të banimit,” u shpreh Manastirliu.
Në fjalën e saj, kandidatja socialiste prezantoi edhe disa nga prioritetet kryesore të programit për drejtimin e Tiranës, ku në qendër qëndron rikthimi i hapësirave publike për qytetarët.

"Ne duam që çdo hapësirë të kthehet në një vend të gjelbër, të shëndetshëm e çlodhës për familjet, të rinjtë dhe të moshuarit. Për këtë po punojmë ngushtë me sipërmarrjen dhe grupet e arkitektëve, në mënyrë që Tirana të ketë gjithnjë e më shumë kënde të bukura, funksionale dhe moderne,” deklaroi ajo.
Manastirliu shtoi se ekipi i saj po bashkëpunon ngushtë me sipërmarrjen private dhe me grupe arkitektësh për të krijuar më shumë ambiente funksionale dhe moderne në kryeqytet.
“Ne kemi një plan të qartë, të strukturuar dhe intensiv për transformimin e Tiranës. Jam e bindur se, së bashku me qytetarët, do ta bëjmë realitet një qytet më të gjelbër, më të bukur dhe më miqësor për komunitetin. Kjo është Tirana që duam dhe kjo është Tirana që do të ndërtojmë bashkë,” përfundoi kandidatja socialiste./ Dosja.al
ogerta manastirliu tirana fushate kryetare bashkie kandidate
Politike
8 October 2025, 14:05
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot, përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, se të gji...
Politike
8 October 2025, 13:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e sotme për mocion ndaj Bajram Begaj. Gja...
Politike
8 October 2025, 13:52
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për masa represive ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Gjat&eum...
Politike
8 October 2025, 13:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se drejtësia duhet reformuar vetëm nga Komisi...
Politike
8 October 2025, 13:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se përfaqësuesit e PD-së nuk do të dalin m&eu...
Politike
8 October 2025, 13:32
I.A
Eric Adams
TIRANË- Kryebashkiaku i New York Eric Adams ka mbajtur një deklaratë për mediat shqiptare nga kryeministria. Në fj...
Politike
8 October 2025, 13:31
E.d
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar KLGJ-në dhe KLP-në për korrupsion. Gjatë mbledhjes së grupit pa...
Politike
8 October 2025, 13:24
I.A
Sara Mila
TIRANË- Deputetja që mori më shumë vota në qarkun e Elbasanit, Sara Mila ka nisur disa kritika ndaj kolegët e saj q...
Politike
8 October 2025, 13:20
E.d
TIRANË - Sali Berisha ka komentuar vrasjen e gjykatesit Astrit Kalaja, duke thënë se shqiptarët kanë humbur të drejtën e pr...
Politike
8 October 2025, 13:17
I.A
Rama dhe Adams
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim bashkë me kryebashkiakun e New York Eric Adams mesditen e sotme...