Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
VIDEO/ Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta për veshjen: Jemi veshur me salmon, ka omega 3 për jetëgjatësinë
Ajo është veshur me një këmishë të çelët dhe fund në ngjyrë limoni të gjelbër.
29 July 2026, 10:30Nga E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, për gjyqin i cili do të zhvillohet ditën e sotme. Ajo është shoqëruar nga avokati i saj, ndërsa edhe këtë herë nuk i ka kursyer batutat me gazetarët. Ajo është veshur me një këmishë të çelët dhe fund në ngjyrë limoni të gjelbër.
“Jemi të gjithë sot me salmon, ‘light salmon’”, tha Kryemadhi duke iu referuar këmishës.
Kryemadhi u pyet nga gazetarët se cila ishte arsyeja e kësaj zgjedhjeje, ajo u përgjigj me humor se ka omega 3 e cila shërben për jetëgjatësinë.
“Ka omega 3, për jetëgjatësinë”, dhe më pas u largua duke përshëndetur me dorë.
Nga ana tjetër, gjatë seancës së sotme, ish-presidenti Meta i paraqiti gjykatës një tjetër kërkesë me shkrim për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Megjithatë GJKKO nuk e pranoi këtë dhe rrëzoi kërkesën e ish-presidentit./Dosja.al