Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Ndalni urgjentisht", Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Mos prekni termat nënë e baba, godet vlerat e familjes dhe kombit shqiptar
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, ai kërkoi që termat 'nënë dhe babë, burrë e grua' të mos preken. Blushi theksoi se miratimi Projektligjit për Barazinë Gjinore godet në ADN vlerat e familjes dhe kombit shqiptar.
15 October 2025, 12:11Nga M.L
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi sot tërheqjen urgjente nga kalendari i projektligjit për Barazinë Gjinore. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, ai kërkoi që termat 'nënë dhe babë, burrë e grua' të mos preken. Blushi theksoi se miratimi Projektligjit për Barazinë Gjinore godet në ADN vlerat e familjes dhe kombit shqiptar.
Pjesë nga deklarata:
Kërkesë zyrtare drejtuar Kuvendit dhe Ministrit Toni Gogu: Tërhiqni urgjentisht nga avancimi i axhendave sorosiane për shkatërrimin e vlerave të familjes.
Debat me Gogun: Kush është urgjenca për miratimin e këtij ligji? Ka vetëm burrë e grua dhe vetëm nënë e baba. Hiqni dorë nga marrëzitë e gjinive të tjera. Mos prekni termat nënë dhe babë, burrë e grua. Kjo nismë godet në ADN vlerat e familjes dhe kombit shqiptar. Dëgjoni thirrjen e komuniteteve të nderuara fetare që në unison janë kundër draftit. Pretendoni se jeni konsultuar me grupe interesi. Po a ka grup më të madh interesi se komunitetet fetare? Pretendoni se keni folur me eurodeputetë. Me cilët? Me ata që promovojnë axhendat e Soros? Sllovakia e miratoi me Kushtetutë, ka vetëm dy gjini: burrë e grua. Sllovakia a nuk është në BE? Nuk na kompleksoni me idenë që kemi folur me eurodeputetë, se para se të jemi europiane, ne jemi shqiptarë. Ndalni urgjentisht axhendat antikombëtare dhe antifamilje./ Dosja.al