Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Në reagimin e tij, Bardhi ngre pyetjen se përse kryeministri ndryshoi qëndrim ndaj paraburgimit vetëm vite më vonë. Sipas tij, pika e kthesës ishte arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në shkurt të vitit 2025.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Rama po kërkon të ndryshojë rregullat e paraburgimit për interesa personale.
Në reagimin e tij, Bardhi ngre pyetjen se përse kryeministri ndryshoi qëndrim ndaj paraburgimit vetëm vite më vonë. Sipas tij, pika e kthesës ishte arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në shkurt të vitit 2025. Në përfundim, Bardhi e cilëson paketën e re si një ligj të hartuar sipas interesave të Ramës.
Reagimi i Bardhit:
Një ligj i ri për hallet e vjetra të Ramës! Edi Ramës nuk i intereson se kush rri në paraburgim me të drejtë dhe kush jo. Po t’i interesonte vërtet, nuk do ta kishte shpallur dhe ndjekur “BURGUN” si rrugën e shkurtër të zgjidhjes së çdo problemi social në Shqipëri, që ditën e parë të ardhjes në pushtet. Burg për ndërtimet pa leje. Burg për energjinë. Burg për punën në të zezë. Burg gjatë COVID-it. Sa herë ai dështonte të mbante një premtim elektoral, përgjigjja politike ishte e njëjta: më shumë penalizim, më shumë burg.
Në tetor 2014, gjatë operacionit për energjinë, u arrestuan mbi 1 mijë persona vetëm në muajt e parë. Një politikë që pati edhe histori tragjike. Qamil Zela, 52 vjeç, baba i tre fëmijëve, qëndroi dy muaj në paraburgim për një borxh prej 35 mijë lekësh të vjetra dhe, më 28 dhjetor 2014, u vetëvar në qeli.
Prandaj Edi Rama nuk mund ta sjellë sot Këshillin e Europës sikur sapo ka zbuluar se Shqipëria ka problem me paraburgimin. Këshilli i Europës e kishte thënë këtë që në muajt e parë të qeverisjes së tij. Më 16 janar 2014, Këshilli i Europës paralajmëroi për “mbështetjen e tepruar te paraburgimi” dhe rekomandoi që kjo masë të përdorej vetëm si zgjidhje e fundit, duke u dhënë përparësi alternativave. Raporti i Këshillit të Europës konstatoi se, nga tetori 2013 deri në shkurt 2014, numri i të paraburgosurve ishte dyfishuar, duke arritur rreth 2,300 persona, ose afërsisht 40% të të gjithë popullsisë së burgjeve.
Pra, Edi Rama e dinte. Paralajmërimi europian ishte bërë dhe shkaktari ishte identifikuar: politika e qeverisë. Atëherë, kur iu kujtua Edi Ramës se liria duhet të jetë rregulli dhe burgu përjashtimi? Sigurisht, jo në vitin 2014, kur Këshilli i Europës ngrinte alarmin. Jo kur, sapo ai erdhi në pushtet, paraburgimet u dyfishuan. Dhe jo kur Qamil Zela u vetëvar në paraburgim për energjinë elektrike. Edi Rama u kujtua se kishte shkaktuar këtë problem në shkurt 2025, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Më 12 shkurt 2025, dy ditë pas arrestimit, Edi Rama foli për “burgosje pa gjyq” të Veliajt dhe tha se gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë. Vetëm atëherë zbuloi edhe “zonën e lirisë” të Këshillit të Europës. Jo se i dhimbset Veliaj. Edi Rama po punon për veten. Ergys Agasi ka shumë për të thënë. Belinda Balluku ka shumë për të thënë. Besoj të gjithëve u kujtohet deklarata publike se SPAK-u nuk ia merrte dot telefonin Edi Ramës. Ndryshimet e sotme shpjegojnë gjithçka. Deri tani Edi Rama ka bërë ligje me porosi për të tjerët. Sot, po qep një ligj sipas masës së vet./Dosja.al
Bardh Spahia TIRANA- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka folur ditën e sotme për tenderin e hemodializës me vlerë mb...
Tedi Blushi TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka replikuar kryeministrin Edi Rama, i cili tha se edhe Rusia ka më pak të paraburgos...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes...
Erion Veliaj TIRANA- Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga qelia e burgut ka bërë disa ndryshime n&eum...
Bledi Çuçi TIRANA- Kryetari i komisionit të Brendshëm dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi ka deklaruar ditën e sot...
Pamje nga takimi TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ...
Gjergj Erbara TIRANA- Gazetari Gjergj Erbara ka reaguar pas paketës ligjore të propozuar nga kryeministri Rama, ku Kodi i Procedurës ...
Klodian Tomorri TIRANË- Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht kufizimi i masës “arrest n&...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se çështja e Presidentit është nj...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, tha se drejtësia nuk duhe...