8 May 2025, 18:15
Nga M.L
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se në në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000 njerëz, kryesisht djem dhe vajza të reja. Rama shtoi se aeroporti nuk do të ketë vetëm avionë me pasagjerë por dhe avionë me ngarkesa të të gjitha përmasave.
Kryeministri Rama tha gjithashtu se Vlora do ketë ndër portet më të bukura të jahteve në Mesdhe duke shtuar se hotelet kanë nisur të ngrihen dhe do të vijnë firmat më prestigjoze të hotelerisë në këtë qytet.
"Në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000 njerëz, kryesisht djem dhe vajza të reja. Aeroporti nuk do ketë vetëm avionë pasagjerë, por do ketë edhe avionë të ngarkesave, që do të çojnë e sjellin mallra e pako të të gjitha përmasave, siç ndodh në të gjithë botën. Do ketë qendër për riparimin e mirëmbajtjen e avionëve të disa prej kompanive më të mëdha europiane.
Shumë shpejt nisin fluturimet në Aeroportin e Vlorës. Këtu do jetë baza për aviacionin civil, që do formojë kuadrot e aviacionit civil. Vlora do ketë ndër portet më të bukura të jahteve në Mesdhe. Triporti do jetë port serioz për anijet që marrin dhe sjellin mallra si dhe për anijet e peshkimit. Hotelet kanë nisur t’i ngrihen. Në Vlorë do vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë. Bregdeti i Vlorës do bëhet ndër destinacionet më të kërkuara në Mesdhe," tha Rama.
edi rama
Politike
8 May 2025, 17:58
M.B
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takimin përmbyllës në qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë fjalës...
Politike
8 May 2025, 17:28
foto ilustruese
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë, mini...
Politike
8 May 2025, 17:09
M.B
Foto nga takimi
VARSHAVA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Drekën Informale t&eum...
Politike
8 May 2025, 17:00
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se Vilma Nushi ka ushtruar presion dhe ka tentuar t’ja m...
Politike
8 May 2025, 16:57
M.B
Ergys Isufi
SARANDA- Kandidati i "Nisma Shqipëria Bëhet", Ergys Isufi, ka reaguar sot përmes një videoje të postuar në ...
Politike
8 May 2025, 16:12
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar publikimin e gazetarit amerikan Marc Caputo për komentet ...
Politike
8 May 2025, 15:53
M.L
Foto ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngark...
Politike
8 May 2025, 15:38
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën Dhurata Çupi, ka theksuar se PD premton rritje të ...
Politike
8 May 2025, 15:17
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Një incident elektoral është regjistruar pranë zyrës së kandidates së Partisë Demokra...
Politike
8 May 2025, 15:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp tha se planet e kreyministrit&nb...