8 May 2025, 19:08
Nga E. D
Chris LaCivita
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Shkodër. I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Gjatë fjalës së tij LaCivita, u bëri thirrje qytetarëve që tani ka ardhur koha që të rrëzojnë një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën. LaCivita gjithashtu theksoi se Berisha ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara dhe theksoi se SHBA-të kanë besim tek Kreydemokrati.
"Përpara se të filloj, kur hipa në avion këtë mëngjes, disa miq të mi në Washington, D.C. festojnë një ditëlindje të rëndësishme sonte. Dhe është për një mike shumë, shumë të dashur për mua, dhe ajo quhet Susie, dhe doja t’i uroja ditëlindjen nga Shqipëria. Susie, gëzuar ditëlindjen. Jam i nderuar që jam këtu, në vendin ku nisi lufta për lirinë shqiptare. Ju ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Joseph Stalin. Tani ka ardhur koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën.
Rrëzoni korrupsionin! Rrëzoni dështimin ekonomik! Rrëzoni varfërinë! Si amerikanë, ne besojmë në liri, në të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi. Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtën e dhënë nga Zoti për të jetuar, për të punuar, për të rritur familjen dhe për të adhuruar Zotin që zgjedh vetë. Dr. Berisha ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara.
Ne kemi besim te Dr. Berisha. Por këto të drejta mund të zhduken, përveç nëse të gjithë ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni të dielën. Miqtë dhe familjet tuaja, vetëm ju mund ta shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të luftoni. Luftoni për familjet tuaja. Luftoni për të ardhmen tuaj. Luftoni për lirinë tuaj. Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore, fitore, fitore!" tha LaCivita.
chris lacivita
Politike
8 May 2025, 18:49
E. D
Fatmir Mediu dhe Chris LaCivita
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu ka pritur në aeroportin N...
Politike
8 May 2025, 18:29
M.L
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Vlorës. Gjatë...
Politike
8 May 2025, 18:24
E. D
Edi Rama dhe Noizy
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim përmbyllës elektoral në Vlorë. Në përfundim të f...
Politike
8 May 2025, 18:15
M.L
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Gjatë...
Politike
8 May 2025, 17:58
M.B
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takimin përmbyllës në qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë fjalës...
Politike
8 May 2025, 17:28
foto ilustruese
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë, mini...
Politike
8 May 2025, 17:09
M.B
Foto nga takimi
VARSHAVA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Drekën Informale t&eum...
Politike
8 May 2025, 17:00
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se Vilma Nushi ka ushtruar presion dhe ka tentuar t’ja m...
Politike
8 May 2025, 16:57
M.B
Ergys Isufi
SARANDA- Kandidati i "Nisma Shqipëria Bëhet", Ergys Isufi, ka reaguar sot përmes një videoje të postuar në ...
Politike
8 May 2025, 16:12
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar publikimin e gazetarit amerikan Marc Caputo për komentet ...