11 April 2024, 17:17
Nga I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka komentuar projektligjin për programin e tregut të përbashkët për periudhën 2021-2027 me BE-në. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Korreshi theksoi se marrëveshja parashikon përmirësim të tregut të brendshëm, por prodhimet në vendin tonë po hidhen sepse nuk gjejnë treg. Po ashtu Korreshi deklaroi se kudo në vendin tonë po largohen njerëzit për faj të qeverisë.
“Kjo marrëveshja e re thotë përmirëson tregun e brendshëm, po cilin? Ka tregu këto prodhime që s’po gjejnë treg, hidhen në kanal. Ky është tregu? Kjo marrëveshje thotë se i shërben përmirësim të qytetarit. Cilit qytetar? Qytetarët kanë ikur. Paradite në Lushnjë sheh veç pleq. Po për të sjellë një palë domino, po një strehë për në dimër a ia bëni? Do t’ju ftoja të dalim në këmbë për të parë çfarë qarkullon gjithë ditën në Lushnjë. Vetëm pleq, edhe qen, që na i shkarkojnë.
Për këta qytetarë po bëhen këto marrëveshje? Për të mbrojtur konsumatorët. Mjerë ne të shkretët ca po hamë. Qumështi vjen nga Hungaria e Serbia, ndërsa ai i shqiptarëve hidhet. Këtu kanë ikur lopët, edhe të fshatit e blenë qumështin në qytet. Qeveria juaj thotë duhen mbi 10 lopë, po ai me 9 ca të bëjë? Po vajin e palmës, keni bërë vlerësimin në doganë, ku vete, ku hyn? Kush e kontrollon tregun? Opozita? Shtetit të marrë baxhot një nga një dhe t’i kontrollojë. Ku të lënë oligarkët, po hyjnë te të gjitha, edhe të kruajtëset e dhëmbëve. Kjo është gjithë ajo që po ndodh sot”, tha Korreshi.
saimir korreshi seance plenare 11 prill 2024
Politike
11 April 2024, 16:47
I.A
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë në Kuved, duke e quajtur atë sekt hajdut...
Politike
11 April 2024, 16:39
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit e dosjes 5D duhet q&e...
Politike
11 April 2024, 16:32
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj ka folur ditën e sotme për të përbashkëtat q&eu...
Politike
11 April 2024, 16:12
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzar sërish rekursin e Jamarbër Malltezit. Rekursi sipas raportimeve ishte b...
Politike
11 April 2024, 15:23
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Seanca plenare ka rinisur pas pushimit prej disa minutash. Në pjesën e dytë seanca po drejtohet nga nënkr...
Politike
11 April 2024, 14:53
r.ll
gazment bardhi, elisa spiropali
TIRANË- Diskutimi në Parlament për marrëveshjen me BE-në ka ndezur debat mes opozitës d...
Politike
11 April 2024, 14:37
I.A
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Pos...
Politike
11 April 2024, 14:10
r.ll
pandeli majko, gazment bardhi
TIRANË- Një marrëveshje me BE-në e cila ishte në rend dite të seancës së sotme ka nde...
Politike
11 April 2024, 14:02
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ka plasur e qeshura. Teksa deputetja demokrate Jorida Ta...
Politike
11 April 2024, 13:43
M.B
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se palët politike duhet të rikthehen tek marrëveshj...