23 October 2025, 10:51
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë trajnimit të deputetëve të rinjt u ndal edhe te pluralizmi politik në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se megjithëse vendi ka pluralizëm formal, ai po shtypet në praktikë. Lideri i opozitës kritikoi gjithashtu mënyrën se si po procedohet në parlament, duke e cilësuar si një fillim të frikshëm të këtij legjislativi, ku edhe opozita po detyrohet të qëndrojë jashtë çdo konteksti.
"Kudo parlamentet janë të ndarë në vendet me pluralizëm. Në vendet moniste nuk ka pluralizëm parlamentar.
Në Shqipëri ka pluralizëm, por shtypet pluralizmi politik. Mënyra se si procedohet është absolutisht e paimagjinueshme për parlamentin. Është e vërtetë se opozita mund ta teprojë në qëndrimet e saj. Por kjo nuk do të thotë kurrë të shkatërrohet parlamenti dhe parlamentarizmi. Dhe në fund të fundit, opozita nuk ka detyrë tjetër përveçse të qëndrojë opozitë. Është një fillim i frikshëm i parlamentit këtë vit.
Është nxjerrë jashtë çdo lloj konteksti. Kurrë nuk mund të ndodhte që programi 4-vjeçar i qeverisë dhe ministrat të votohen për 28 minuta. Asnjë pushtues, edhe pushtuesit që krijojnë një qeveri, nuk i imponojnë një gjë të tillë një parlamenti. Ndaj dhe kjo tregon se ne kemi përsëri një rrugë të vështirë dhe të gjatë për të bërë. Por zhvillimi i parlamentarizmit, konsolidimi i parlamentit është kushti më themelor i një sistemi demokratik.
Për të mbrojtur një sistem demokratik. Së fundmi, do kthehem prapë tek ajo që thashë më parë. Kurrë parlamentari, deputeti, politikani nuk duhet të shkelmojë mbi ndërgjegjen e tij. Atë që ai beson dhe e ka bindje, ai duhet ta mbrojë. Duhet të jetë vetja e tij. Iu uroj shumë suksese dhe iu uroj një karrierë brilante parlamentare. U garantoj se në çdo funksion që të merrni, mision të tillë fisnik si atë të deputetit, nuk do gjeni," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
23 October 2025, 10:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u dha një mesazh sot deputetëve të rinj të opozitës, d...
Politike
23 October 2025, 10:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi nevojën urgjente për të krijuar kushte më të mira...
Politike
23 October 2025, 10:31
E. D
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Gazeta britanike MONOCLE i ka kushtuar një artikull Ballkanit Perëndimor lidhur me anëtarë...
Politike
23 October 2025, 10:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se për deputetët e rinj, raporti më i rëndësish...
Politike
23 October 2025, 10:28
I.A
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, që daton n...
Politike
23 October 2025, 09:54
I.A
Edi Rama
ANGLI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC Radio 4 gjatë qëndrimit të tij në A...
Politike
23 October 2025, 08:39
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e...
Politike
23 October 2025, 08:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, punësimit dhe ...
Politike
23 October 2025, 07:48
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për lirimin nga qelia do të mbahet sot në...
Politike
22 October 2025, 20:01
E.d
Foto ilustruse
Pavarësisht pritjeve të Bashkimit Evropian se autoritetet e reja lokale në veri të Kosovës do të bashkëpu...