9 March 2023, 23:42
Nga DOSJA

Në emisionin “Open” në “News24” Enkelejd Alibeaj tha se është e domosdoshme që në zgjedhjet lokale të 14 majit të shkohet me një kandidat.
Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Alibeaj tha se partitë antiqeveritare duhet të bëhen bashkë në zgjedhje për të mundur regjimin nëpërmjet votës.
Alibeaj: Unë nuk jam bolshevik, antiimperialist amerikan. Unë jam Enkelejd Alibeaj që ka mbajtur qëndrimet e veta. PD e Shqipërisë nuk mund të cënojë marrëdhëniet me partnerin strategjik që janë SHBA. Por nuk ishte vetëm kjo arseja për qëndrimin për non-grata. PD duhet të vazhdojë pa cënuar orientimin e saj, ky është qëndrimi që unë kam mbajtur në atë kohë.
Lubonja: Një ambasador nuk mund të jetë Amerika. Nëse ti nuk e di nuk paske qenë në parti.
Alibeaj: Ishte e gjitha një teori konspirative dhe e sponsorizuar nga Edi Rama.
Rakipllari: Zëri i Amerikës thotë se PD ka marrë 600 mijë euro nga burime ruse.
Alibeaj: Ju thoni gjithmonë Amerika, Amerika. E kam shumë të rëndë që edhe nga goja e disa njerëzve të thuheshin të njëjtat akuza të sponsorizuara me paratë e Edi Ramës. Ne e kemi pasur detyrim ligjin e hapjes së dosjeve. E vërteta është se PD e mbështetur nga një pjesën e vuajtur e shoqërisë shqiptare e ka për detyrim hapjen e dosjeve.
Rakipllari: Kjo është iniciativë e Taulant Ballës.
Alibeaj: Iniciativa e PS ishte një ligj i thjeshtë. Interesi ynë ishte hapja e dosjeve dhe vazhdon të jetë një nga çështjet e rëndësishme. Kur ka një vendim gjykate, është e qartë gjithçka.
Por ne po themi që në zgjedhjet lokale t’u jepet mundësia shqiptarëve, atyre që janë të pakënaqur nga qeverisja, t’i jepet një alternativa. Me interes të madh është të bashkohen të gjitha forcat antiqeveritare në zgjedhjet lokale për të mundur regjimin nëpërmjet votës. Për ta bërë këtë secili duhet të mbajë një qëndrim të thjeshtë të dalë me një kandidat të qytetarëve. Sot mund të thuash se meqë keni vulën po mbani këtë qëndrim.
Rakipllari: Po të mos merrnit vulën do dilnit në zgjedhje?
Alibeaj: Që në prillin e vitit të kaluar kemi kërkuar që të mos shkoja ndarja tek demokratët në bazë.
Rakipllari: Çfarë përgatitje ke bërë për zgjedhjet?
Alibeaj: Si me vulë si pa vulë ne kemi pasur qëndrim që të dilet me një kandidat.
Politike
9 March 2023, 23:41
Në emisionin “Open” në News 24 Enkelejd Alibeaj u shpreh se për të mundur regjimit të gjithë qytetarët duhet t&...
Politike
9 March 2023, 23:40
Partitë politike në Shqipëri nuk duhet ta konsiderojnë veten si Zot dhe gjykuese të çdo gjëje, u shpreh kreu i KQZ-së...
Politike
9 March 2023, 23:37
– Kopje e projektit teknik për vilën e shtetases Albina Macka, në zonën e Rolling Hills, bashkëngjitur i gjithë dokumentac...
Politike
9 March 2023, 23:15
F.M
TIRANË- Artan Lame hoqi dorë nga drejtimi i Kadastrës përtu bërë kryebashkiak, por pa la një pirg me skandale, dosje të ...
Politike
9 March 2023, 22:06
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi shpjegoi në “Top Story” detyrimet ligjore që Partia Demokratike ka për t...
Politike
9 March 2023, 21:50
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e bërë publik sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhje lidhur me regjis...
Politike
9 March 2023, 21:46
F.M
Ilirjan Celibashi dhe Grida Duma
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është shprehur se Partia Demokra...
Politike
9 March 2023, 20:26
k.m.
Arben Ahmetaj dhe Edi Rama
TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e Strukturës së Posa&ccedi...
Politike
9 March 2023, 19:47
F.M
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se PD e vërtetë ka si kryetar Sali Berishën dhe ka s...
Politike
9 March 2023, 19:41
k.m.
Sali Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Lezhë në ...