7 September 2026, 12:22
Nga E. D
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet parlamentare ditën e nesërme në orën 17:00. Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari Niko Peleshi, seanca do të shënojë hapjen e punimeve të sesionit të III-të Legjislaturës së XI të Kuvendit.
Ndërkohë, në orën 11:00 të paradites, përpara nisjes së seancën plenare, pritet që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projekt programi i punës së Kuvendit dhe projekt kalendari i punimeve.
Fokusi pritet që të jenë dy reformat e rëndësishme, ajo Zgjedhore dhe Administrativo Territoriale. Për këtë të fundit ka pasur polemika për shkak të propozimit socialist që e redukton numrin e bashkive nga 61 në 46. Nisma pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutimit politik gjatë këtyre muajve.
Rikthimi i deputetëve në sallën e parlamentit pritet të shoqërohet me debate të forta politike, në një kohë kur aksioni opozitar dhe tensionet institucionale mbeten në fokus të zhvillimeve në vend.
Po ashtu, qytetarët të cilët po protestojnë prej rreth tre muajsh kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish përpara Parlamentit, ndërkohë që deputetët rikthehen në sallë.
Seancat e kaluara janë shënuar me tensione përpara institucionit, teksa protestuesit kanë shënjestruar me vezë disa nga deputetët e Partisë Socialiste. Gjatë protestave para Kuvendit ka pasur edhe përplasje me policinë dhe arrestime masive të qytetarëve që protestonin./Dosja.al
kuvendi i shqipërisë tirane protesta
Politike
7 September 2026, 11:27
E. D
Fredi Beleri
HIMARË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur lidhur me situatën e zjarrit në Himarë që shkaktoi dëme kolosale...
Politike
6 September 2026, 18:45
E. D
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje diasporës në SHBA që të bashkohet m...
Politike
6 September 2026, 18:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me shqiptarët në Amerikë, deklaroi se largimi i E...
Politike
6 September 2026, 18:16
E. D
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po përballet me një situatë të rënd&e...
Politike
6 September 2026, 18:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar takimin me shqiptarët e Amerikës, në N...
Politike
6 September 2026, 17:52
E. D
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Am...
Politike
6 September 2026, 17:42
E. D
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia mbështet në mënyrë të qëndrueshme pe...
Politike
6 September 2026, 17:30
E. D
Sali Berisha
SHBA- Takimi i Kryedemokratit Sali Berisha me shqiptarët në New Jersey ka nisur. Lideri i opozitës ësht&eum...
Politike
6 September 2026, 17:11
E. D
Belind Këlliçi
SHBA- Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përcjellë një videomesazh nga New Jersey, në pra...
Politike
6 September 2026, 12:22
I.A
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si p...