LIVE UPDATES
Politike

Ngëçi politik në Kosovë/ Titullarët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar

Albin Kurti është kryeministër në detyrë që nga shpërbërja e Kuvendit, që çoi në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërkaq kryeparlamentarja e legjislaturës së dhjetë, Albulena Haxhiu, është ushtruese e detyrës së presidentit që nga 4 prilli, pas mbarimit të mandatit pesëvjeçar të Vjosa Osmanit në në krye të shtetit.

13 August 2026, 10:37 Nga D.S
Ngëçi politik në Kosovë/ Titullarët
Kuvendi I Kosove

KOSOVË- Tri institucionet kryesore në Kosovë udhëhiqen prej muajsh nga zyrtarë që ose janë në detyrë, ose janë ushtrues detyre. Pas betimit të deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht, legjitimiteti i titullarëve shtetërorë është vënë në pikëpyetje.

Albin Kurti është kryeministër në detyrë që nga shpërbërja e Kuvendit, që çoi në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërkaq kryeparlamentarja e legjislaturës së dhjetë, Albulena Haxhiu, është ushtruese e detyrës së presidentit që nga 4 prilli, pas mbarimit të mandatit pesëvjeçar të Vjosa Osmanit në në krye të shtetit.

Megjithatë, si Kurti, ashtu edhe Haxhiu, kanë bërë betimin si deputetë të legjislaturës së re më 6 gusht, dhe pikërisht, vazhdimi i mbajtjes së posteve në Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, pas betimit si deputetë, sipas vëzhguesve, përbën shkelje.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Ema Pula nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) vlerësojnë se Kurti, por edhe anëtarët e tjerë të ekzekutivit që janë betuar si deputetë, po shkelin një dispozitë të Ligjit për Qeverinë, pasi argumentojnë se ata do të duhej të dorëhiqeshin nga postet ekzekutive pas zgjedhjes si deputet.

“Nuk mundet një zyrtar publik njëkohësisht të jetë deputet i zgjedhur, i betuar tashmë, të jetë edhe kryeministër, qoftë edhe në detyrë, ose ministër në detyrë”, vlerëson Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Pula thotë se duke pasur për bazë parimin e ndarjes së pushteteve, anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë nuk mund të ushtrojnë edhe poste ekzekutive, pra “rrjedhimisht nuk mund të marrin edhe vendime në nivel ekzekutiv”.

Kurti ishte edhe më herët kryeministër në detyrë, pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar, të cilat u pasuan me një krizë politike, kur deputetët për muaj të tërë nuk arritën të formonin institucionet e reja të vendit në mungesë të një konsensusi.

Kompetencat e Qeverisë në detyrë kufizohen me Ligjin për Qeverinë. Aty thuhet se ekzekutivi në detyrë kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara në planin vjetor të punës dhe me ligjin vjetor për buxhetin. Qeveria në detyrë, mes tjerash, nuk lejohet: të miratojë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për të cilat kërkohet ratifikim nga Kuvendi, të miratojë projekt-amendamente kushtetuese, projektligje, strategji dhe koncept dokumente, të iniciojë procedura të reja për emërimin në pozitat publike.

Pas betimit si deputet, Kurti në një konferencë për media u zotua se do të respektojë kufizimet e përcaktuara në ligj, por u shpreh se do të vazhdojë të mbajë postin e kryeministrit në detyrë.

“Unë vazhdoj të jem kryeministër në detyrë dhe do ta respektoj në plotëni dhe përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, përfshirë këtu edhe Ligjin mbi Qeverinë”, u shpreh ai.

Bugaqku nga KDI thotë se vendimet e zyrtarëve që janë ushtrues detyre “shumë lehtë” mund të kontestohen në gjykata dhe ato të anulohen, duke bërë që, sipas tij, të jetë i cenueshëm edhe parimi i sigurisë juridike në vend “për shkak se vendimet po merren nga personat që s’janë të autorizuar tashmë t’i ndërmarrin ato vendime”.

Megjithatë, për Bugaqkun dhe Pulën më problematike çështja e ushtrimit të detyrës së presidentit nga kryeparlamentarja e legjislaturës së kaluar, Haxhiu, pas betimit si deputete më 6 gusht.

“Në rastin konkret, meqenëse zonja Haxhiu është betuar si deputete, nuk ekziston më një bazë kushtetuese për vazhdimin e ushtrimit të detyrës së presidentit nga ajo, pasi ushtrimi i kësaj detyre lidhet drejtpërdrejt me mbajtjen e pozitës së kryetarit të Kuvendit”, thotë Pula nga GLPS.

Ligji për presidentin përcakton se posti i ushtrueses së detyrës së presidentit mund të ushtrohet jo më gjatë se gjashtë muaj, që i bie, Kosova mund të ketë u.d të presidentit deri më 4 tetor.

Bukaqku thotë se udhëheqja e shtetit nga funksionarë që nuk kanë legjitimitet të plotë është e paprecedentë dhe e papranueshëm.

“Kjo nuk i bën nder as shtetit, por as qytetarëve të Kosovës, sepse institucionet kryesore të shtetit pra, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, po vazhdojnë të jenë pa titullarët legjitimë që i mbajnë këto pozita”, thotë ai.

Ai shprehet se do të duhej të kishte një interpretim të ri të Gjykatës Kushtetuese ku do të sqarohej legjitimiteti i mbajtjes së pozitave të kryetarit të Kuvendit e deputetëve.

“Tashmë është diskutabile edhe shumë e dyshimtë aspekti i vendimmarrjes edhe i rolit, sjelljes, që mund ta ketë kryetarja e Kuvendit duke qëndruar njëkohësisht edhe si ushtruese e detyrës së presidentes, sepse Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar brenda afatit kushtetues. Dhe rrjedhimisht nuk e dimë ende se sa janë të vlefshme tashmë edhe mandatet e këtyre deputetëve”, thotë ai.

Kurti dhe Haxhiu po vazhdojnë të mbajnë të tri postet kryesore shtetërore, teksa legjislatura e re ende nuk ka përmbyllur konstituimin e organit ligjvënës.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në qershorin e vitit të kaluar, deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin, pra të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët e tij, brenda 30 ditësh nga data e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Kjo datë skadoi mesnatën e 7 gushtit.

Por, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, që fitoi zgjedhjet e qershorit, argumenton se ky afat ka nisur më 6 gusht, kur ka nisur seanca konstituive.

Kurti po refuzon që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, teksa po kërkon një marrëveshje me subjektet politike për çështjen e presidentit – moskonsensusi për të cilin shkaktoi zgjedhjet e qershorit.

Lidhur me çështjen e afatit për konstituim, disa organizata joqeveritare i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të ndërmarrë veprime lidhur me aktgjykimin e saj për këtë çështje.

Teksa Kosova po përballet me kriza të njëpasnjëshme institucionale dhe politike, pasi që nga shkurti i vitit 2025 ka mbajtur tri herë zgjedhje parlamentare dhe sërish qytetarët mund t’i drejtohen kutive të votimit në rast të moszgjedhjes së presidentit të ri, Pula nga GLPS thotë se këto kriza kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese e ligjore.

Sipas saj, mosfunksionimi formal i institucioneve prodhon pasoja të drejtpërdrejta dhe afatgjata për qytetarët.

“Zvarritja e funksionimit të institucioneve pengon marrjen e vendimeve të nevojshme, vonon reformat, si dhe kufizon aftësinë e institucioneve për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave dhe problemeve të qytetarëve”, thotë Pula për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shprehet se përveç ndikimit brenda vendit, kriza institucionale dobëson edhe pozitën e shtetit në aspektin ndërkombëtar, “duke cenuar kredibilitetin e saj si partnere, duke vështirësuar avancimin e agjendës së saj evropiane, por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

Një pasojë e mundshme, nëse vendi s’arrin të ketë institucione të reja, mund të jetë humbja e përhershme e milionave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes./REL

ngëçi politik në kosovë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin