4 October 2026, 18:50
Nga E.d
Bedri Hamza
KOSOVA- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se është optimist që ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara do të kalojë nesër në Kuvendin e Kosovës. Gjatë një konference për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ai ka thënë se pret që iniciativa e kësaj partie, të përkrahet nga të gjithë deputetët.
Më tëj, ai u pyet nëse do të ketë votë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës në rast se votohet ligji për Dhomat e Specializuara. Në lidhje me këtë, ai tha se çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ajo e zgjedhjes së presidentit janë dy çështje të ndara. Ai theksoi se ligji nuk duhet të lidhet me marrëveshje apo pazare politike për zgjedhjen e presidentit.
Bedri Hamza: Nesër në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë ligji për plotësim-ndryshimin për Dhomat e Specializuara. Kjo është një iniciativë ligjore e Partisë Demokratike të Kosovës, por e përkrahur masivisht edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës, për çka dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tyre për përkrahjen e këtij projektligji.
E ka marrë miratimin edhe nga Qeveria dhe tash i plotëson të gjitha kushtet që procedohet në Kuvend. Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, edhe i lus edhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji.
E para, duhet me i nda këto dy gjëra. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë gjëra të ndara. Ligji është nevojë. Ligji e adreson një çështje që i kalon përmasat e një subjektit politik, e një mandatit të një qeverie. Çështjet e individëve, qytetarëve, është një ligj që kërkon drejtësi edhe me u vërtetuar ajo çka është pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ka qenë një luftë e imponuar, populli i Kosovës është organizuar për mbrojtjen e të drejtave të veta, për liri, për pavarësi, për shtet dhe ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, nuk ka të bëjë me individë, ka të bëjë me mbrojtjen e të vërtetës historike.
Prandaj këtu po flasim për mbrojtjen e të vërtetës historike. E pastaj, normalisht që pasi që veçse afatet kushtetuese po afrohen për presidentin, gjithmonë partitë politike janë për me biseduar edhe për çështjen qysh me i dhënë vendit institucione. Por nuk është që Partia Demokratike e trajton edhe e konsideron edhe e lejon që kjo çështje të trajtohet në nivel të pazareve politike. Është çështje tjetër puna e ligjit dhe është çështje tjetër puna e presidentit./Dosja.al
bedri hamza pdk kosova
Politike
4 October 2026, 16:58
E.d
Foto ilustruse
PRISHTINA- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën, më 5 tetor, seanc&e...
Politike
4 October 2026, 16:15
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare në ditën kur në Kuvend...
Politike
4 October 2026, 15:42
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Demokratët kanë kërkuar rikthimin e sistemit të balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve t&eu...
Politike
4 October 2026, 10:00
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë episodit të katërt të podcastit "Flasim" ka njoftuar se qeveria po punon p&...
Politike
3 October 2026, 21:42
E. D
Bedri Hamza
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ng&e...
Politike
3 October 2026, 18:12
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të qeverisë, që i hap rrug&...
Politike
3 October 2026, 15:39
E. D
pamjet
TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi ka kapur ‘mat’ kryeministrin Edi Rama teksa ky i fundit po dilte nga Kryeministria. Në ...
Politike
3 October 2026, 14:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë pretendime të reja lidhur me marrëdhëniet mes Edi Ramës, Vlora H...
Politike
3 October 2026, 14:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në platformën e re publike “Flamingo Mirror” do të publikohen s...
Politike
3 October 2026, 13:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një platforme të re publike online, të quajtur “Flamingo Mirror&rdq...